VW Tiguan, seria 2, Foto: Wikipedia

VW e ka ndërmend t’a ndalojë prodhimin e automjeteve me benzinë ​​dhe naftë në Evropë në vitin 2033

Planet e Volkswagen për tregun e automjeteve elektrike janë jashtëzakonisht të mëdha. Kompania gjermane po investon dhjetëra miliarda dollarë në mënyrë që të jetë gati për elektrifikimin dhe kalimin nga automjetet me motorë me djegie të brendshme në motorët elektrikë dhe, që nuk është sekret, në të ardhmen ata duan ta zënë pozitën udhëheqëse në treg dhe ta tejkalojnë Teslën.

Qëllimi përfundimtar është t’i heqë plotësisht automjetet me benzinë ​​dhe naftë nga oferta e saj dhe të shesë vetëm automjete elektrike. Rruga drejt këtij qëllimi është shumë e gjatë dhe ne mësuam disa nga planet këtë javë.

Sipas Shefit Ekzekutiv të Volkswagen, Thomas Schaefer, plani i kompanisë për tregun evropian është ta ndalojë plotësisht prodhimin e automjeteve me motorë me djegie të brendshme deri në vitin 2033. Sipas planeve të mëparshme, duhej ky plan duhej të bëhej midis viteve 2033 dhe 2035, por ata vendosën të përshpejtonin pak, në mënyrë që në 11 vjet, vetëm automjetet elektrike të dalin nga linjat e prodhimit të fabrikave evropiane.

Deri në vitin 2026, tha Schaefer, ata planifikojnë të lansojnë deri në dhjetë modele të reja me motorë elektrikë, duke përfshirë një model të kategorisë bazë që duhet t’i tërheqë përdoruesit kryesisht për shkak të çmimit, dhe shefi i VW përmend një shifër më të ulët se 25,000 euro. Një automjet i tillë do të shitet në dy variante – si ID1 dhe ID2, dhe do të jetë një hatchback dhe një crossover. Kompania gjithashtu ka plane të reja për ID3, një automjet që VW parashikoi se duhet ta ketë të njëjtin ndikim në tregun e automjeteve elektrike siç ka pasur Golf në tregun e automjeteve klasike për dekada.

Për këtë model ata po përgatisin progres të dukshëm për sa i përket cilësisë, materialeve dhe sistemit të qëndrueshmërisë, si dhe është planifikuar edhe versioni i tij crossover.

Duke folur për planet e Grupit VW, i cili përveç VW përfshin edhe marka të tjera si Seat dhe Skoda, Schaefer tha se do ta ulin numrin e modeleve në dispozicion, në mënyrë që të fokusohen në modelet më të rëndësishme dhe t’i rrisin marzhet e tyre të fitimit./Automotive news

Përgatiti: Nuhi Shala