'Volkswagen' tërheq 260 mijë automjete të vogla për rrezik zjarri

Kompania “Volkswagen” po i tërheq për mbi 260,000 automjete kompakte në SHBA, për shkak të një rreziku të mundshëm të rrjedhjes së karburantit që rrjedh nga një pompë brenda rezervuarit të gazit, e cila potencialisht mund të çojë në një rrezik zjarri, raporton media amerikane CNN. 

Automjetet e prekura përfshijnë modele të ndryshme si Volkswagen Golf, Golf GTI, Golf Sportwagen, Jetta dhe Audi A3 të prodhuara ndërmjet viteve 2015 dhe 2020.

Megjithatë, jo të gjitha vitet e modelit të secilit automjet janë të prekura dhe janë përfshirë vetëm versionet me rrota të përparme. Audi, e cila është marka luksoze e Volkswagen, ndan modele të lidhura ngushtë me “Volkswagen.”

Problemi është shfaqur nga një vulë e instaluar në mënyrë jo të duhur rreth një pompe thithëse pranë rezervuarit të gazit, e cila mund të lejojë që karburanti të grumbullohet në sistemin e bllokimit të avullit, duke çuar në rrjedhje të mundshme. Ndërsa “Volkswagen” ka deklaruar se nuk janë raportuar zjarre për shkak të këtij problemi, por rreziku mbetet i pranishëm.

Duke filluar nga mesi i prillit 2024, “Volkswagen” do t’u dërgojë letra pronarëve të automjeteve të prekur, duke i këshilluar ata që t’i vizitojnë shitësit për një zëvendësim të pompës pa asnjë kosto.

Vlen të përmendet se disa nga këto modele janë tërhequr më parë në vitin 2016 për të njëjtin problem. Megjithatë, dokumentet në dosjen e tërheqjes së “Volkswagen” në Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada tregojnë se pompa e mëparshme e zëvendësimit të karburantit nuk e adresoi plotësisht problemin.

Pronarët e automjeteve mund të verifikojnë nëse automjeti i tyre është në listwn e automjeteve me këtë problem duke e vizituar faqen e internetit Safecar.gov të Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada ose duke kontaktuar shërbimin e klientit të Volkswagen në 800-893-5298 ose shërbimin e klientit Audi në 800-253-2834./CNN