Volkswagen prezantoi konceptin ID.2all

Volkswagen e ka prezantuar zyrtarisht konceptin ID.2all, i cili prezanton modelin e prodhimit për vitin 2025.

Bëhet fjalë për një veturë elektrike të destinuar për tregun europian, e cila do të kushtojë më pak se 25 mijë euro. Do të jetë një nga dhjetë modelet e reja elektrike që VW planifikon të tregtojë deri në vitin 2026.

Kompania gjermane thotë se ID.2all do të jetë e gjerë si një Golf, por e përballueshme si një Polo. Ai do të përdorë platformën më të fundit MEB Entry, e cila do ta lejojë atë të bëhet modeli i parë ID me lëvizje me rrota të përparme.

Vetura është e gjatë 4050, e gjerë 1812 dhe e lartë 1530, ndërsa baza e rrotave është 2600 mm. Ky model është më i shkurtër se Golf me 165 mm, por konfigurimi i brendshëm e lejon atë të ofrojë një kapacitet bagazhi prej 490 deri në 1300 litra. Funksionohet nga një motor elektrik që jep 222 kf, i cili mundëson përshpejtimin nga 0 në 100 km/h në më pak se shtatë sekonda. Shpejtësia maksimale është 160 km/h, dhe diapazoni deri në 450 kilometra.

Koncepti paralajmëron një gjuhë të re, por të njohur të dizajnit të brendit. Shtylla C u frymëzua nga Golfi i parë, të cilin VW e ka nënvizuar me një kontur anësor krejtësisht të drejtë dhe vijën e dritares.

Midis fenerëve është një element me gjatësi të plotë, me një “parakolp të buzëqeshur” poshtë. Në pjesën e pasme janë dritat e thjeshta, ndërsa parakolpi përmban një difuzor të zi të theksuar.

ID.2all ka gjithashtu një pamje të re nga brenda. Ekziston një sistem informacioni argëtimi me ekran me prekje 12,9 inçësh. Poshtë është një panel i ri kontrolli i ajrit të kondicionuar me butona të ndriçuar, ndërsa një buton në tastierën qendrore i kontrollon menutë.

Doreza rrotulluese e kontrollon volumin dhe i zgjidh ankesat për mungesën e butonave fizikë në veturat elektrike të brendit gjerman.

Përpara shoferit është një timon i ri me një rregullim të thjeshtë kontrollesh, një çelës rrotullues dhe dy butona në të dyja anët.

Këtë vit, Volkswagen do ta tregtojë ID.3 të re, ID Buzz me një bazë rrote më të gjatë, si dhe ID.7. SUV kompakt elektrik do të jetë gati në vitin 2026, dhe VW po punon gjithashtu për një veturw elektrike me një çmim fillestar prej më pak se 20,000 euro./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala