'Volkswagen' paralajmëron limuzinën e parë elektrike

Edhe pse jane futur në tregun e makinave elektrike me një vonesë të gjatë në krahasim me kompaninë aktualisht lider në këtë treg, investimet e mëdha të Volkswagen në elektrifikim mund të shpërblehen në pak vite dhe kompania gjermane mund ta kalojë Teslën në vitin 2024 ose 2025 në numrin e automjeteve të shitura çdo vit.

Këtë javë ata bënë një hap tjetër në atë drejtim dhe e prezantuan limuzinën e tyre të parë elektrike.

Ky është koncepti ID.AERO, versioni i prodhimit të të cilit do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm. Fillimisht do të prodhohet në dy fabrika në Kinë, ku do të fillojë dorëzimi në fund të vitit 2023, pas së cilës do të fillojë prodhimi në fabrikën gjermane të automjeteve elektrike në Emden, si dhe është planifikuar prodhimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Limuzina do të jetë rreth pesë metra e gjatë dhe, natyrisht, bazohet në platformën e automjeteve elektrike MEB të Vë. Bëhet e ditur se do të ketë një bateri 77 këh që duhet të sigurojë një distancë prej 620 km (sipas ëLRP), ndërsa në vend të dorezave klasike të dyerve do të ketë sipërfaqe ndriçuese të ndjeshme ndaj prekjes. Vë thekson se dizajni i saj është “emocional dhe jashtëzakonisht aerodinamik”, dhe po ashtu e vënë në pah hapësirën e madhe dhe “interirin premium”.

Si pjesë e strategjisë së saj të elektrifikimit, Vë tashmë ka prezantuar disa modele elektrike – nga modeli ID.3, i cili u emërua vetura e tretë më e rëndësishme në historinë e kompanisë pas Bug dhe Golf, pastaj ID.4, ID.5 GTX dhe për tregun kinez të ID 6, ndërsa së fundmi ka nisur edhe prodhimi i ID.Buzz.

Të gjitha këto automjete janë pjesë e strategjisë së elektrifikimit të një kompanie gjermane të quajtur ACCELERATE, qëllimi i së cilës është t’i zëvendësojë plotësisht motorët me djegie të brendshme me motorë elektrikë dhe të bëhet një kompani plotësisht neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2050./Electrek