cryptocurrency bitcoin golden coin with digital circuit lines background

Vlera e Bitcoin mund të bie edhe më shumë

Bazuar në tendencat e mëparshme dhe në rënien e vlerave të Bitcoin, sipas bashkëthemeluesit dhe shefit Ekzekutiv i firmës së investimeve Absolute Strategy Research, Ian Harnett, vlera e Bitcoin mund të bjerë në 13,000 dollarë.

Megjithëse është pothuajse e pamundur të përcaktohet lëvizja e vlerës së kriptomonedhave, ekspertët që e monitorojnë këtë treg dhe investojnë në kriptomonedha, përpiqen të hamendësojnë se kur do të ndryshojë situata e tregut dhe kur mund të presim sërish rritjen e Bitcoin, Etheriumit dhe kriptomonedhave të tjera.

Investitorë të shumtë të kriptomonedhave janë në dyshim – t’i shesin kriptomonedhat e tyre tani me humbje (të mëdha) ose të presin për rritje të re. Gjithashtu, disa investitorë po mendojnë për investime të reja kur vlera ka rënë kështu, por janë të kujdesshëm sepse nuk e dinë se sa do të bjerë kjo vlerë.

Sipas Ian Harnett, duket se nuk jemi ende pranë fundit të asaj rënie të lirë. Sipas mendimit të tij, vlera e Bitcoin mund të bjerë edhe 40 për qind, në një çmim prej vetëm rreth 13 mijë dollarësh.

Kjo përllogaritje është bërë në bazë të lëvizjes së mëparshme të vlerës së Bitcoin dhe u dëshmua se gjatë periudhës së rënies, vlera e tij bie përafërsisht me 80 për qind të vlerës maksimale. Sigurisht, duke pasur parasysh se modeli i lëvizjeve të çmimeve të Bitcoin është jashtëzakonisht i vogël, është e vështirë të nxirren përfundime konkrete bazuar në situatën e mëparshme në bursë, por mendimi i tij është sigurisht interesant për të gjithë pronarët e Bitcoin.

Ai ka folur gjithashtu edhe për likuiditetin e tregut dhe theksoi se në periudhat kur likuiditeti është i lartë, tregu i Bitcoin-it lulëzon, por kur ai likuiditet zhduket (“për çfarë po punojnë bankat qendrore tani”), atëherë tregjet e kriptove janë nën shumë presion dhe po ndodhin gjëra për të cilat edhe ne jemi dëshmitarë tani./CNBC