Vjen një standard i ri i karikimit të telefonave të mençur i mbështetur nga Apple

Konsorciumi Wireless Power (WPC) ka njoftuar se do ta prezantojë një standard të ri të karikimit me valë – Qi2 – deri në fund të këtij viti. Siç theksojnë ata, standardi i ri duhet ta unifikojë industrinë nën një standard global dhe të sigurojë komoditet dhe efikasitet më të mirë për pajisjet e lëvizshme dhe të veshura.

Konsumatorët dhe shitësit me pakicë na thonë se janë të hutuar se cilat pajisje janë të çertifikuara me Qi dhe cilat pretendojnë se punojnë me Qi, por nuk janë të certifikuara Qi. Ky konfuzion mund të çojë në përvojë të dobët të përdoruesit dhe madje edhe në çështje sigurie, thekson Paul Struhsaker, Shefi Ekzekutiv i Konsorciumit të Poëer ëireless. Standardi ynë i siguron konsumatorët që pajisjet e tyre janë të sigurta, efikase dhe të ndërveprueshme me markat e tjera. Qi2 do të jetë standardi global për karikimin me valë dhe do t’u sigurojë konsumatorëve dhe shitësve me pakicë atë siguri.

Është interesante se ishte Apple që siguroi bazën për standardin e ri Qi2 bazuar në teknologjinë e saj MagSafe. Siç thekson WPC, Apple dhe anëtarët e tjerë të konsorciumit kanë zhvilluar një profil të ri të fuqisë magnetike, i cili është thelbi i Qi2. Profili i Fuqisë Magnetike të Qi2 do të sigurojë që telefonat ose produktet e tjera celulare me bateri të rikarikueshme të jenë në linjë të përkryer me pajisjet karikuese, duke siguruar efikasitet të përmirësuar të energjisë dhe karikim më të shpejtë.

Standardi Qi2 (shqiptohet chee dy) do ta zëvendësojë paraardhësin e tij, Qi. Përveç ofrimit të karikimit më të shpejtë, standardi i ri do të hapë rrugën për rritje të konsiderueshme në të ardhmen në shpejtësitë e karikimit me valë, të cilat janë të sigurta, efikase në energji dhe nuk do të shkurtojnë jetëgjatësinë e baterisë apo dëmtojnë telefonin e përdoruesit, si dhe do ta mundësojnë karikimin në pozicione të tjera, pa qenë e nevojshme ta vendosni pajisjen në një sipërfaqe të sheshtë.

Efiçenca e energjisë dhe qëndrueshmëria janë në mendjen e të gjithëve sot, thotë Struhsaker. Shtrirja perfekte e Qi2 e përmirëson efikasitetin e energjisë dhe e zvogëlon humbjen e energjisë që mund të ndodhë kur telefoni ose karikuesi është i pozicionuar keq. Po aq e rëndësishme, Qi2 do ta reduktojë në masë të madhe mbetjet e landfillit të lidhura me zëvendësimin e një karikuesi me tela për shkak të thyerjes së prizës dhe tendosjes së kabllit nga mbyllja dhe shkyçja e përditshme./Dnevnik.hr