Vdes shpikësi i “cut”, “copy” dhe “paste”

Larry Tesler, i lindur në Bronx të Nju Jork-ut në 1945, ka vdekur në moshën 74 vjeçare, raporton BBC.

Tesler njihet për shpikjet e opsioneve kompjuterike si “cut”, “copy” dhe “paste”.

Larry Tesler filloi të punojë me kompjuterët në fillim të viteve 1960, në një kohë kur ata ishin të paarritshëm për shumicën dërmuese të njerëzve.

Falë inovacioneve të tij kompjuteri u bë më i thjeshtë për t’u mësuar dhe përdorur.

Shpikësi i “prerjes”, “kopjimit” , “ngjitjes” , “gjetjes” ,“zëvendësimit” studioi në Universitetin Stanford në Kaliforni.

Larry Tesler

Ai ka punuar për një numër të firmave kryesore të teknologjisë gjatë karrierës së tij të gjatë. Ai filloi në Qendrën Kërkimore Xerox Palo Alto (Parc), përpara se Steve Jobs ta punësonte atë në Apple, ku kaloi 17 vjet.

Pasi la Apple, ai punoi për periudha të shkurtra në Amazon dhe Yahoo.

Ndoshta risia më e famshme e  Tesler, komanda e “prerjes” dhe “ngjitjes”, bazohej në metodën e vjetër të redaktimit, në të cilën njerëzit do të prenin fizikisht pjesë të tekstit të shtypur dhe do t’i ngjisnin diku tjetër.

Komanda u përfshi në programet e Apple në kompjuterin Lisa në 1983 dhe Macintosh origjinal që u lëshua vitin e ardhshëm.

Një nga bindjet më të forta të Tesler ishte se sistemet kompjuterike duhet të ndalonin përdorimin e “mënyrave”, të cilat ishin të zakonshme në hartimin e softuerëve në atë kohë.

Muzeu i Historisë së Kompjuterave të Silicon Valley tha që Tesler kombinoi trajnimin e shkencave kompjuterike me një vizion antikulturor që kompjuterët duhet të jenë për të gjithë.

Përgatiti: Mediana Halili