Twitter pritet t'i ndalojë përdoruesit e saj t’i promovojnë llogaritë e tyre në rrjete të tjera sociale

Zyrtarë të kompanisë Twitter kanë thënë të dielën tha se do t’i largojnë llogaritë që janë krijuar vetëm për qëllimin e promovimit të rrjeteve të tjera sociale dhe përmbajtjeve që përmbajnë lidhje dhe emra përdoruesish.

Ky vendim do të ndikojë në përmbajtjen në platformat e mediave sociale, tw tilla si Facebook dhe Instagram, së bashku me Mastadon, Truth Social, Tribel, Nostr dhe Post, të postuara në Twitter.

Ish-shefi i Twitter, Jack Dorsey, i cili së fundmi ka investuar në platformën mediatike Nostr, i është përgjigjur mbështetjes në Twitter me një fjalë: “Pse?”. Në përgjigje të një përdoruesi tjetër në lidhje me ndalimin e promovimit të Nostra, Dorsey tha se “kjo nuk ka kuptim”.

Platforma video TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance Ltd, nuk është përfshirë në atë listë.

Javën e kaluar, Twitter e ka shpërndarë Këshillin e tij të Auditimit dhe Sigurisë, një grup vullnetar i krijuar në vitin 2016 për ta këshilluar platformën mbi vendimet e lidhura me rrjetin.

Ndryshimi i politikës pason vendime të tjera të Twitter që kur Elon Musk, pronari i Tesla, e bleu rrjetin social Twitter./tportal.hr