Twitter nis një proces gjyqësor: Musk ose do të duhet ta blejë Twitter-in ose të paguajë më shumë se një miliard dollarë dëmshpërblim

Kur Elon Musk i befasoi të gjithë me njoftimin e tij për ofertën për ta blerë Twitter, e më pas i befasoi po ashtu edhe me njoftimin se po heq dorë nga ajo blerje, duket se e gjithë çështja mund të kthehet në një telenovelë të vërtetë.

Gjegjësisht, zyrtarë nga Twitter kanë bërë të ditur se ende synojnë ta “detyrojnë” Muskun që ta blejë këtë rrjet social.

Kryetari i bordit të drejtorëve të Twitter, Bret Taylor, njoftoi në Twitter se ata ende planifikojnë ta zbatojnë marrëveshjen.

Bordi i Twitter-it është i përkushtuar ta mbyllë transaksionin me një çmim sipas kushteve të dakorduara me Musk dhe planifikon të iniciojë veprime ligjore që do të rezultonin në një marrëveshje blerjeje. Ne besojmë se do të fitojmë, ka shkruar Taylor.

Analistët e quajnë vendimin e Musk “një skenar katastrofik për Twitter”, sepse tani Twitter do ta kundërshtojë Musk në një proces të gjatë gjyqësor në të cilin ka dy rezultate të mundshme ose Musk do të detyrohet të blejë Twitter, ose do të duhet të paguajë, të paktën, një miliard dollarë dëmshpërblim.

Analistja Carolina Milanesi tha për CNET se detyrimi i Musk për ta blerë Twitter-in mund të jetë “një gabim për rrjetin social”.

Cila kompani dëshiron të jetë në pronësi të dikujt që nuk e dëshiron atë? Personalisht, kurrë nuk kam besuar se Musk kishte plane konkrete dhe të qëndrueshme për ringjalljen e Twitter dhe të ardhurave të tij, theksoi Milanesi.

Analistët paralajmërojnë gjithashtu se dështimi i mundshëm i kësaj marrëveshjeje mund të shtyjë SEC (Komisionin e Letrave me Vlerë) të hetojë më tej Musk. Përkatësisht, aplikacioni i tij për aksione në Twitter është dorëzuar në formularin e gabuar dhe pas afatit ligjor.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Musk gjendet në disfavorin e Komisionin e Letrave me Vlerë. Ai tashmë është gjobitur dhe është detyruar të kënaqet me postimet e tij në Twitter për situatën financiare të Teslës.

Sidoqoftë, duhet të theksohet gjithashtu se që nga fillimi i sagës Musk-Twitter, investitorët ishin shumë të kujdesshëm dhe nuk ishin plotësisht të sigurt se Musk do ta blinte vërtet Twitter-in. Edhe Bordi Mbikëqyrës i Twitter-it fillimisht reagoi negativisht dhe vetëm më pas iu dorëzua ofertës së Musk.

Se si do të zhvillohet e gjithë drama lidhur me blerjen apo jo të Twitter është e vështirë të vlerësohet për momentin. Dihet vetëm se në një memorandum të brendshëm, punonjësve të Twitter-it iu kërkua të mos komentonin të gjithë situatën, sepse Twitter e ka nisur një betejë ligjore me Elon Musk.

Për momentin, Musk nuk ka komentuar të gjithë situatën./NET