Twitter e shpërbën Këshillin e Mirëbesimit dhe Sigurisë

Kompania Twitter e cila së fundmi ka kaluar në pronësinë e multimiliarderit Elon Musk, e ka shpërndarë papritmas Këshillin e tij të Mirëbesimit dhe Sigurisë të hënën mbrëma, vetëm pak çaste përpara se të takohej me përfaqësuesit e kompanisë.

Këshilli i Mirëbesimit dhe Sigurisë ishte një grup këshillimor prej afro 100 organizatash të pavarura civile, të të drejtave të njeriut dhe të tjera që kompania formoi në vitin 2016 për ta trajtuar gjuhën e urrejtjes, shfrytëzimin e fëmijëve, vetëvrasjen, vetëdëmtimin dhe probleme të tjera në platformë. Por Twitter e informoi grupin përmes e-mailit se po shpërbëhej pak para se takimi të mbahej të hënën, sipas shumë anëtarëve.

Anëtarët e këshillit, e-mailet dhe pamje tjera të dërguara nga kompania Twitter iu dhanë për qasje Associated Press, folën në kushte anonimiteti për shkak të frikës së hakmarrjes.

Lajmi dukej se ka thelluar edhe më shumë trazirat që e kanë përfshirë kompaninë pas marrjes së Musk. Gjithashtu të hënën, u raportua se ish-zyrtari më i lartë i sigurisë në Twitter, Yoel Roth, u detyrua të largohej nga shtëpia e tij mes përshkallëzimit të sulmeve personale, duke përfshirë edhe vetë Musk-un./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala