Twitter bie nga funksioni për mijëra përdorues në mbarë botën

Twitter ka qenë jashtë funksionit për mijëra përdorues anembanë globit të enjten, ndërprerja e parë e tillë që nga muaji shkurt, sipas faqes së internetit të gjurmimit të ndërprerjeve Doëndetector.com.

Ka pasur më shumë se 27,000 incidente të njerëzve që kanë raportuar probleme me Twitter në Shtetet e Bashkuara.

Njerëzit në vende të tjera duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Meksikën, Brazilin dhe Italinë gjithashtu raportuan se Twitter nuk funksiononte.

Përdoruesit që tentonin të hynin në platformën e mediave sociale u ndeshën me një mesazh që thoshte “Tweet-et nuk po ngarkohen tani. Provo përsëri”.

Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi ndërprerjen. 

Në muajin shkutr Twitter pësoi një ndërprerje që i ndërpreu shërbimet për disa mijëra përdorues të tij. Më vonë, u tha se rregulloi një defekt softuerësh në faqen e saj të mikro-blogimit.

Ndërprerja vjen disa ditë pasi Twitter e paditi Kryeshefin Ekzekutiv të Tesla Elon Musk për shkeljen e marrëveshjes së tij prej 44 miliardë dollarësh (43 miliardë euro) për ta blerë kompaninë.

Tëitter i kërkoi një gjykate në Delaëare që ta urdhërojë personin më të pasur në botë që ta përmbyllë marrëveshejn me 54 euro për aksion në Twitter./Euronews