Tweetsi (cicërima) i parë shitet për 2.5 milionë euro

Themeluesi i Twitter, Jack Dorsey e ka vendosur në shitje cicërimën (tweet-in) e tij të parë. Ofertat e dritanishme shënojnë shifrën prej 2.5 milionë eurosh, shkruan BBC

Postimi i dërguar nga llogaria e Dorseyt në mars të vitit 2006 thotë: “Sapo po e bëj tweet-in tim të parë”. 

Cicërima e tij do të shitet si një token (NFT) – një certifikatë unike dixhitale që i konfirmohet dikujt që zotëron një foto, video ose formë tjetër të mediave në internet.

Por postimi do të mbetet i disponueshëm për publikun në Twitter edhe pasi të jetë shfaqur për shitje në ankand.

Blerësi do të marrë një certifikatë, të nënshkruar dhe verifikuar dixhitalisht nga z. Dorsey, si dhe të dhënat e cicërimës origjinale. Të dhënat do të përfshijnë informacione të tilla si koha e postimit të cicërimës dhe përmbajtja e tij tekstuale.

Sidoqoftë, shumica e këtij informacioni është tashmë në dispozicion të publikut.

Përkthyer nga: Nuhi Shala