Todo: Day Manager, aplikacioni të cilin duhet ta fshini menjëherë

Todo: Day Manager, aplikacioni për Android gjurmon gjithçka që viktima bën në pajisje dhe u jep kriminelëve qasje në aplikacione të ndjeshme, të tilla si të dhëna bankare celulare.

Google shpesh e largon softuerin keqdashës nga Play Store, por duket se ndonjëherë diçka rrëshqet nën radarin e tyre. Një raport i ri pretendon se aplikacioni i menaxherit Todo: Day që imiton një aplikacion të menaxhimit të kohës është krijuar për të ofruar malware-in Xenomorph të përdorur për të vjedhur informacione bankare.

Aplikacioni mbledh të dhënat personale të përdoruesit dhe, ndër të tjera, të dhënat e pagesës me qëllim që të arrijë tek paratë e viktimës.

Për fat të mirë për publikun e gjerë, aplikacioni është shkarkuar nga vetëm 1000 përdorues Android deri më sot. Në rast se jeni një nga ata personat ‘me fat’, sigurohuni që ta çinstaloni këtë aplikacion menjëherë./Mirror.

Përgatiti: Nuhi Shala