TikTok vazhdon të pushtojë Amerikën, tani pjesë edhe në televizorët Samsung dhe LG

Rrjeti social i njohur TikTok, pasi është bërë pjesë edhe e Amazon Fire TV, po vazhdon të bëhet pjesë edhe e prodhuesve koreanë të televizorëve – Samsung dhe LG.

Pas hyrjes në platformën US Fire TV, TikTok tani po ofron aplikacionin e tij në SHBA si në televizorët inteligjentë Samsung ashtu edhe në LG dhe në televizorët Android, duke përfshirë Chromecast me Google TV.

Megjithëse një aplikacion masivisht i popullarizuar i krijuar për “argëtim të shkurtër dhe të ëmbël”, TikTok pretendon se softueri i ekranit të madh është i optimizuar për “shikimin e televizorit në shtëpi dhe e bën më të lehtë shikimin e përmbajtjes nga burimet For You” dhe “Folloëing” në ekrane të mëdha. Këtu përfshihen videot me më shumë pëlqime, si dhe videot më të shikuara në një sërë kategorish duke filluar nga lojërat e deri tek kafshët shtëpiake. Aplikacioni TV ka gjithashtu një seksion Discover.

TikTok, përveç në SHBA, është i disponueshëm në Samsung dhe Fire TV në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2020.

Ky aplikacion tashmë ka tejkaluar një miliardë përdorues mujor këtë shtator, ndërsa në Android në SHBA thuhet se ka kaluar edhe platformën YouTube. Sipas faqes amerikane për tekmnologji, The Verge, të gjithë në SHBA mund të shijojnë algoritmin e ByteDance në ekranin më të madh dhe më të bukur që e kanë në shtëpi.