TikTok paralajmëron ndryshime të mëdha: Do të jetë më fleksibile

Gjatë javëve të ardhshme, opsioni i ri do të jetë i qasshëm për të gjithë përdoruesit e TikTok.

Gjatë fundit të vitit, TikTok i dha mundësinë disa prej yjeve të saj më të mëdhenj të postonin video me kohëzgjatje prej më shumë se 60 sekondave të zakonshme. Gjatë javëve të ardhshme, ky opsion do të bëhet i mundur për të gjithë dhe aplikacioni do ta raportojë këtë përmes një njoftimi të veçantë.

Nga TikTok, ata thonë se kjo u jep njerëzve më shumë fleksibilitet në krijimin e videopërmbajtjes, veçanërisht kur bëhet fjalë për gatime apo këshilla për bukurinë. Videot do të jenë në gjendje të zgjasin deri në tre minuta, shkruan Engadget.

Ishin pikërisht videot e shkurtra ato që e bënë aplikacionin TikTok të korrte rezultate të mëdha dhe fitoi audiencë me shpejtësi, prandaj do të jetë interesante të shihet se si do të pranohet ky lajm nga nga përdoruesit e TikTok.

Sipas të dhënave më të fundit, në muajin shkurt të këtij viti, TikTok e ka tejkaluar numrin prej një miliardë përdoruesish në muaj.

 

Përkthimi: Nuhi Shala