TikTok ndalohet për fëmijët nën 13 vjeç, shkak vdekja e një vajze në Itali

Platforma kineze e postimit të videove e ka bllokuar qasjen për fëmijët nën 13 vjeç në aplikacionin TikTok që nga dita e djeshme dhe do ta përdorë inteligjencën artificiale për të konfirmuar moshën e përdoruesit, pas vdekjes së fundit të një vajze 10-vjeçare nga Palermo e cila bëri vetëvrasje duke u varur në ‘Blackout Challenge’.

Organi mbikëqyrës italian do ta vlerësojë efektivitetin e masave të njoftuara nga TikTok, njoftoi agjencia italiane ANSA.

Vdekja e një vajze në fund të janarit u pasua nga çështja e një gruaje 48-vjeçare nga Sirakuza, Siçili, e cila u mor në pyetje për gjoja nxitje të vetëvrasjes duke postuar një video në TikTok ku shfaqet një burrë dhe një grua duke mbështjellë shirita rreth gojës dhe hundës në një “Blackout Challenge” tjetër.

Ndërkohë, hetuesit italianë i kanë zgjeruar pistat e hetimeve për vdekjen e një vajze nga Palermo, duke kërkuar llogari nga Facebook dhe Instagram se si ishte e mundur të hapesh llogari në platformat e tyre.

Facebook tha se do të bashkëpunonte plotësisht me hetuesit dhe sa i përket TikTok me ndikim nga Sirakuza, policia zbuloi se kishin postuar më shumë regjistrime, me ndihmën e të cilave arritën 730,000 ndjekës të moshave të ndryshme.

Këta ndjekës janë pjesë e rreth 20 sfidave të rrezikshme, duke përfshirë thithjen e kremit përmes hundës, mbylljen e syve me pincë dhe vënien në skenë të thyerjes së dorës me një tenxhere gatimi.

Të gjitha këto sfida janë bërë nga një grua nga Sirakuza, dhe të gjitha videot e saj u janë hequr nga platforma TikTok.