Telefonat më të mirë për vitin 2020

Prodhuesit e telefonave po inovojnë dhe evoluojnë më shpejt se asnjëherë më parë, ndërkohë që viti 2020 ka qenë një nga vitet më interesante për telefonat e mençur. 

Apple dhe Samsung ende e dominojnë tregun në këtë industri. 

Modelet e tyre më të reja, iPhone 12 dhe Galaxy Note 20, përkatësisht, ofrojnë procesorë të fuqishëm, konfigurime fantastike të kamerës së pasme dhe rrjet 5G.

Por pavarësisht se iPhone i Apple dhe modelet Galaxy të Samsung janë zgjedhja kryesore për shumë, kompani të tjera si OnePlus dhe Motorola kanë shitje të mirë dhe solide të telefonave të shkëlqyeshëm.

Sipas faqes amerikane Cnet që merret me fushën e teknologjisë, këta ishin telefonat më të mirë për vitin 2020:

Apple iPhone 12

IPhone 12 (dhe homologu i tij iPhone 12 Pro) ka marrë vlerësimet tona më të larta ndonjëherë. Një telefon i mençur që përmban procesorin e fuqishëm dhe të shpejtë A14 Bionic, kamerë të pasme dyshe, 5G dhe një tipar magnetik “MagSafe” që e lejon atë të lidhet me pajisje të tjera mobile

Samsung Galaxy S20

Si një prej telefonave të mençur kryesor të Samsung për vitin 2020, Galaxy S20 përmban një ekran të shkëlqyeshëm 6,2 inçësh AMOLED me një shpejtësi 120Hz ultra të butë, karikim pa tel, një dizajn rezistent ndaj ujit dhe tre kamera të pasme (përveç kamerës së saj mjaft të mirë të përparme). Eshtë një model fantastik dhe në rast se jeni komod me shpenzime më të mëdha atëherë ne dispozicion keni edhe Samsung Galaxy S20 Plus dhe Samsung Galaxy Ultra S20 Ultra.

Google Pixel 4A 5G

Nëse doni një telefon 5G që nuk kushton shumë, Pixel 4A 5G është një nga zgjedhjet tona kryesore. Kjo pajisje ka një jetë të qëndrueshme baterie, kamera të pasme të dyfishta dhe mbështetje të fuqishme të softuerit nga Google. Ekziston edhe Pixel 5, i cili ka një ekran të shkëlqyeshëm 90Hz, por ka një çmim diç më të madh. 

OnePlus 8

Kompania OnePlus ka lansuar një numër telefonash në vitin 2020, përfshirë OnePlus 8 Pro dhe 8T, mirëpo modeli ynë i preferuar për këtë vit është OnePlus 8 për shkak të çmimit më të lirë. Telefoni përmban një ekran AMOLED 6.55 inç, një ekran 90Hz, një dizajn rezistent ndaj ujit dhe një rrjet 5G.

Motorola Edge Plus

Motorola Edge Plus ka pothuajse gjithçka që mund të shpresoni për një telefon të mençur premium 5G: Një procesor Qualcomm Snapdragon 865, një bateri gjigande, një ekran OLED me një shpejtësi të lartë të rifreskimit dhe kamera të pasme të shumta me specifikime të mëdha. 

Apple iPhone SE

Versioni 2020 i iPhone SE është telefoni me buxhetin më të mirë që mund të gjeni. Ka një procesor A13 (i njëjtë me iPhone 11) dhe një kamerë mahnitëse. Adhuruesit e iPhone të shkollës së vjetër do të vlerësojnë gjithashtu kthimin e TouchID dhe butonit home.

Samsung Galaxy Note 20 Ultra

Note 20 Ultra, së bashku me modelin tjetër më të vogël Note 20, është një telefon i kushtueshëm, Android ultrapremium me një madhësi ekrani të gjerë, një laps S Pen dhe 5G. Note 20 Ultra gjithashtu ka një grup kamerësh të pasme trefishe, procesorin me fuqi të lartë Snapdragon 865 Plus dhe karikimin pa tel. Ky telefon vjen me 128 GB ose 512 GB hapësirë të brendshme.

Google Pixel 4A

Telefonat Pixel kanë konsumatorë besnikë dhe me arsye të mira. Pa marrë parasysh çmimin e tij, Pixel 4A i Google ka një kamerë të nivelit të lartë që bën fotografi të shkëlqyera. Telefoni 5.81 inç gjithashtu përmban një fole kufjesh, 128 GB hapësirë ruajtëse nga kutia dhe jetëgjatësi më të mirë të baterisë sesa Pixel 4 i vitit të kaluar.

Samsung Galaxy A51

Përveç telefonave kryesorë të saj Galaxy S, Samsung ka një linjë më shumë të serive A të telefonave. Këtë vit Samsung lansoi modelin Galaxy A51 i cili përmban rrjetin e variantit 5G. Samsung Galaxy A51 ka katër kamera dhe hapësirë ruajtëse të zgjerueshme.