Tash e tutje Snapchat do të jetë i disponueshëm edhe në kompjuterë

Si fillim, ky opsion do të jetë i disponueshëm vetëm për përdoruesit në tregje të caktuara dhe për ata që paguajnë një abonim.

Që nga prezantimi i tij, më shumë se dhjetë vjet më parë, Snapchat mund të përdorej vetëm në telefonat inteligjentë. Duke filluar nga kjo javë, Snap paralajmëroi një risi të madhe dhe mundësinë e përdorimit të këtij rrjeti social edhe në kompjuterë.

Fillimisht, disponueshmëria e Snapchat në ueb do të jetë e kufizuar dhe, përveç përdoruesve në Australi dhe Zelandën e Re, do të jetë në dispozicion edhe për përdoruesit e versionit të abonimit të këtij rrjeti në SHBA, Mbretrin e Bashkuar dhe Kanada. Si kujtesë, Snapchat+ u prezantua muajin e kaluar dhe abonimi i tij mujor është 3,99 dollarë.

Përveç faktit se do të jetë i disponueshëm për një numër të kufizuar përdoruesish gjatë periudhës fillestare, versioni ueb i këtij rrjeti do të jetë i kufizuar, kështu që nuk do të jetë e mundur të përdoren opsione të tilla si Lentet. Të paktën jo në fillim. Fokusi do të jetë kështu në komunikimin dhe korrespondencë (mesazhet do të fshihen për 24 orë), jo në storyes.

Duhet theksuar se Snapchat në kompjuterë mund të qaset vetëm përmes shfletuesit Chrome të Google, por kjo është një nga gjërat që duhet të ndryshojë me kalimin e kohës dhe rrjeti i njohur do të jetë i disponueshëm edhe në shfletues të tjerë.

Megjithëse aftësia për ta përdorur këtë opsion është aktualisht në dispozicion për një numër të vogël përdoruesish, Snap njoftoi se Snapchat për ueb do të jetë së shpejti i disponueshëm për “të gjithë komunitetin global”. Nuk dihet se kur do të ndodhë kjo, si dhe nëse do të bëhet përfundimisht e disponueshme për të gjithë ose vetëm për ata që paguajnë një abonim mujor./Snap

Përgatiti: Nuhi Shala