Tani e tutje mund t’i qaseni Twitter-it përmes llogarive të Apple apo Google

Nëse të përkujtuarit e një fjalëkalimi shtesë vetëm për Twitter nuk ju pëlqen, tani e tutje mund të regjistroheni në këtë rrjet social përmes Apple ID ose llogarisë Google, raporton Makeuseof.

Twitter ka vendosur të “lirojë” sigurinë dhe t’i lejojë përdoruesit të kenë qasje në rrjetin e tij duke përdorur llogari të tjera. Kompania Twitter e bëri njoftimin në lidhje me ndryshimin e fundit përmes një llogarie zyrtare.

https://twitter.com/TwitterSupport/status/1422229834089082882

Janë të shumë ata të cilët megjithatë po pyesin nëse ky ndryshim do të ndikojë në sigurinë e këtij rrjeti të njohur social. Përgjigja, thonë ata, varet nga mënyra se si e shikoni të gjithë çështjen. Qasjet “universale” nga një llogari janë provuar të jenë më pak të sigurta, por nga ana tjetër ato nuk e detyrojnë përdoruesin të mbajë mend dhjetëra fjalëkalime të reja. Duke pasur parasysh, megjithatë, që një mori njerëzish përdorin të njëjtën fjalëkalim në dhjetëra llogari, kjo mund të paraqesë një problem.

Nëse, nga ana tjetër, përdorni një fjalëkalim të veçantë për secilën faqe ku hyni, një fjalëkalim që funksionon në dy ose tri faqe, nëse vjen nga i njëjti burim (llogaria Google, llogaria Apple), nuk duhet të paraqesë ndonjë problem.

Nëse doni të krijoni një fjalëkalim të sigurt dhe kompleks, ai është gjithmonë, sipas burimit në fjalë, një arritje e mirë për një menaxher fjalëkalimi.

Përktheu: Nuhi Shala