Studimi tregon se çfarë ndodhi me personat që morën një javë 'pushim' nga rrjetet sociale

Vetëm një javë “pushim” nga mediat sociale e redukton depresionin dhe ankthin, ka treguar një studim i ri.

Njerëzit që morën shtatë ditë pushim nga platforma të tilla si TikTok, Instagram, Twitter dhe Facebook raportuan se ndiheshin më mirë, zbuloi një studim i Universitetit të Bath.

Studiuesit e ndanë mostrën e 154 personave të moshës 18 deri në 72 vjeç në dy grupe – njërit prej të cilëve iu dha qasje në rrjetet sociale dhe tjetrit jo.

Të anketuarit përdorën mediat sociale mesatarisht tetë orë në javë para studimit.

Duke përdorur tri teste të njohura, studiuesit vlerësuan nivelet e tyre të ankthit dhe depresionit, si dhe disponimin e mirë.

Atyre iu kërkua t’i renditnin marrëveshjen e tyre me deklarata të tilla si “Ndihem optimist për të ardhmen”.

Për ta matur depresionin, pjesëmarrësve të sondazhit iu bënë pyetje, duke përfshirë “sa shpesh keni qenë në ankth gjatë dy javëve të fundit për shkak të interesit të vogël ose kënaqësisë për të bërë gjërat”.

Ankthi monitorohet duke përdorur një shkallë të përgjithshme të çrregullimit të ankthit, e cila përcakton se sa shpesh një person shqetësohet nga ndjenjat e nervozizmit ose është ‘në skaj’ ose i paaftë të ndalojë së shqetësuari.

Për ata që morën një pushim një javor nga mediat sociale, disponimi i tyre i mirë u pa të ishte rritur nga një mesatare prej 46 në 55.93 sipas shkallës së mirëqenies mendore në Warwick-Edinburgh.

Nivelet e depresionit në këtë grup ranë nga 7.46 në 4.84 në Pyetësorin e Shëndetit të Pacientit-8, ndërsa ankthi ra nga 6.92 në 5.94 në shkallë.

Autori kryesor Dr. Jeff Lambert tha se rezultatet treguan një përmirësim të moderuar në depresion dhe mirëqenie dhe një përmirësim modest në ankth.

“Shumë nga të anketuarit tanë raportuan efekte pozitive të përjashtimit nga mediat sociale përmes humorit më të mirë dhe më pak ankthit”, tha Dr. Lambert.

“Kjo sugjeron që edhe një pushim i vogël mund të ketë një ndikim”, shtoi ai. 

“Sigurisht, rrjetet sociale janë pjesë e jetës dhe për shumë njerëz ato janë një pjesë e pazëvendësueshme e asaj se kush janë dhe si komunikojnë me të tjerët”, shtoi ai.

“Por nëse kaloni orë të tëra duke shfletuar çdo javë dhe mendoni se kjo po ndikon negativisht tek ju, mund të jetë e rëndësishme ta zvogëloni kohën tuaj në rrjetet sociale për ta parë nëse një gjë e tillë do t’ju ndihmojë”.

“Shfletimi apo surfimi” nëpër përmbajtje është aktiviteti më i zakonshëm që e kryejnë përdoruesit e rrjeteve sociale.

Rezultatet e hulumtimit i mbështesin kërkimet e mëparshme në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar që e lidhin përdorimin e rregullt të mediave sociale me një shkallë më të lartë të depresionit dhe ankthit.

Mirëpo nuk është përcaktuar nëse përdorimi i mediave sociale çon në probleme të shëndetit mendor, thuhet në raport, apo nëse ndjenjat paraekzistuese të inferioritetit po i detyrojnë njerëzit të kërkojnë konfirmimin e vlerës së tyre në internet nga mediat sociale në segmente të caktuara të popullsisë, si tek të rinjtë dhe ata me probleme të shëndetit fizik dhe mendor.

Ata gjithashtu shpresojnë t’i ndjekin njerëzit për më shumë se një javë për të parë nëse përfitimet e një pushimi nga mediat sociale kanë një efekt të qëndrueshëm.

Një “shkëputje” nga mediat sociale mund të bëhet pjesë e një pakete rekomandimesh klinike për t’i ndihmuar njerëzit ta menaxhojnë shëndetin e tyre mendor, thanë ata.

Hulumtimi u publikua në revistën Cyberpsychology, Behavior and Social Networking./tportal.hr