Studimi: Shikimi i fëmijëve po përkeqësohet për shkak të ekraneve të ndryshëm

Duke qenë se kompjuterët dhe telefonat inteligjentë janë bërë pjesë e domosdoshme e çdo familjeje, shkencëtarët, pjesë e një hulumtimi nga televizioni ‘TU i Dublin’ i publikuar në Revistën BMJ, paralajmërojnë se koha që të rriturit dhe fëmijët kalojnë para këtyre ekraneve duhet të jetë e kufizuar. Jo vetëm për shëndetin mendor por edhe fizik.

Hulumtimi i lartcekur u fokusua në mënyrën se si ekranet ndikojnë në shikimin e fëmijëve, pasi shkencëtarët kanë paralajmëruar vazhdimisht për rritjen e shkallës së miopisë tek fëmijët dhe fillimin e problemeve të shikimit në një moshë gjithnjë e më të hershme.

Parashikohet se deri në vitin 2030, më shumë se 2.5 miliardë njerëz në mbarë botën mund të kenë miopi. Problemi është se miopia është progresive, domethënë sa më herët që fëmija të zhvillojë miopi, aq më e madhe është mundësia që ai të ketë miopi të rëndë në moshën madhore.

Studimi “Syri i Irlandës” përfshiu 1626 nxënës nga 37 shkolla të zgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë Irlandën. Shkencëtarët zbuluan se një e treta e nxënësve të shkollës shpenzonin më shumë se dy orë të rekomanduara në ditë përpara ekraneve të ndryshme. Ata zbuluan gjithashtu se fëmijët që kalonin dy ose më shumë orë në ditë jashtë kishin shikim më të mirë, kishin nevojë për syze më rrallë dhe kishin një peshë më të shëndetshme. Nga ana tjetër, fëmijët që ishin jashtë për më pak se një orë në ditë kishin pesë herë më shumë gjasa për të qenë miop.

Sipas shkencëtarëve irlandezë, sfida kryesore për sistemin vizual të fëmijëve është afërsia e ekranit dhe sa gjatë e shikojnë fëmijët në të. Fëmijët i mbajnë afër fytyrave ekranet, veçanërisht ekranet e tabletave dhe smartfonëve, duke e detyruar syrin të fokusohet më shumë. Problemi është se kur fokusohet në një objekt afër, objektet në vizionin periferik bëhen të paqarta. Ky “defokusim periferik” dërgon sinjale biokimike që i thonë syrit ta korrigjojë problemin duke zgjatur kokën e syrit në mënyrë që drita ta godasë më mirë retinën. Sa më shumë që syri përpiqet ta rregullojë fokusin, aq më shumë zgjatet miopia, në fakt përkeqësohet.

Një problem shtesë është niveli i dritës brenda. Niveli i dritës në dhoma është më i ulët se jashtë. Edhe nëse një person ulet në hije dhe mban syze dielli, ai ekspozohet ndaj 11 deri në 43 herë më shumë dritë sesa kur është brenda. Drita e fortë, nga ana tjetër, e simulon çlirimin e dopaminës, stabilizon rritjen e syve dhe e redukton përparimin e miopisë.

Gjegjësisht, siç shpjegojnë shkencëtarët, drita e ditës sinkronizon të ashtuquajturat orën e brendshme, pra ritmin cirkadian, ndërsa ndriçimi artificial e prish atë, gjë që e destabilizon rritjen e syve. Gjatë hulumtimit, shkencëtarët irlandezë zbuluan se fëmijët me miopi të lartë shkojnë për të fjetur më vonë dhe kanë cilësi më të dobët të gjumit.

Studimi irlandez arrin në përfundimin se fëmijët që i mbajnë ekranet afër fytyrave të tyre për periudha të gjata kohore, në ambiente të mbyllura dhe kalojnë më pak kohë në dritën e ditës, kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar miopi dhe dritëshkurtër dhe përparim më të shpejtë të tyre. Fëmijët, shtojnë shkencëtarët, duhet të kalojnë kohë jashtë, të paktën dy orë në ditë, dhe kur kalojnë kohë para ekraneve, duhet t’i përmbahen rregullit 30-30 – domethënë të mbajnë ekranin në një distancë prej të paktën 30 centimetra për jo më shumë se 30 minuta, dhe më pas të bëjnë pushim./RTE

Përgatiti: Nuhi Shala