Twitter on Silver Mobile Phone Mockup with 3d icons

Studimi: Gjuha e urrejtjes rritet në Twitter pas blerjes nga Elon Musk

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, deklaroi muajin e kaluar se “përshtypjet për gjuhën e urrejtjes” kishin shënuar rënie në mënyrë drastike në platformë që kur ai e bleu këtë rrjet social.

Ky ishte një pretendim i jashtëzakonshëm, duke pasur parasysh se Musk ka larguar numër të madh të njerëzve nga puna ka përzënë qindra punonjës, duke e zbrazur kompaninë nga burimet shumë të nevojshme për t’i zbatuar politikat e moderimit të përmbajtjes, të cilat miliarderi i lartcekur i ka kritikuar gjithashtu publikisht.

Të premten, dy grupe mbikëqyrëse publikuan një studim që tregonte se pretendimi i Musk thjesht nuk nuk qëndron, duke ofruar një nga pamjet më të qarta deri më tani të valës në rritje të gjuhës së urrejtjes në këtë platformë.

Qendra Kundër urrejtjes Digjitale dhe Lidhja Anti-Shpifje (The Center for Countering Digital Hate and Anti-Defamation League) thanë në raportet e tyre se vëllimi i gjuhës së urrejtjes në Twitter është rritur në mënyrë dramatike nën udhëheqjen e Musk.

Në mënyrë të veçantë, Qendra për Kundër Urrejtjes Digjitale thotë se përdorimi i përditshëm i fjalës-n nën Musk është trefishi i mesatares së vitit 2022 dhe përdorimi i sharjeve ndaj homoseksualëve dhe personave transgjinorë është rritur përkatësisht me 58% dhe 62%.

Po ashtu, Lidhja Anti-Shpifje thotë në një raport të veçantë se të dhënat e saj tregojnë “një rritje të përmbajtjes antisemitike në platformë dhe një rënie në moderimin e postimeve antisemitike”.

Të dy grupet ngritën alarmin me atë që po shohin të ndodhë në Twitter, një nga platformat më me ndikim të komunikimit në botë. Lidhja Anti-Shpifje e përshkroi gjendjen e përkeqësuar si një “situatë shqetësuese” që “ka të ngjarë të përkeqësohet, duke pasur parasysh reduktimet e raportuara në stafin e moderuar të përmbajtjes në Twitter”.

Raportet vijnë vetëm disa orë pasi llogaria e Kanye West në Twitter u pezullua pasi ai postoi një imazh të ndryshuar të Yllit të Davidit me një svastikë brenda dhe u shfaq në Infowars të Alex Jones, duke e lavdëruar Hitlerin.

Imrad Ahmed, shefi ekzekutiv i Qendrës Kundër Urrejtjes Digjitale, tha se Musk “i kishte dërguar sinjalin çdo lloj racisti, mizogjenisti dhe homofobi se Twitter ishte i hapur për biznes, dhe ata kanë reaguar në përputhje me rrethanat”.

Të premten pasdite, Musk iu përgjigj një artikulli të New York Times në lidhje me hulumtimin duke postuar në Twitter “krejtësisht e rreme”, pa specifikuar se cilin aspekt të raportimit ai kundërshtoi. Ai më pas e përsëriti pretendimin e tij se “përshtypjet e gjuhës së urrejtjes”, ose numri i tweet-eve që përmbajnë gjuhë urrejtjeje, “vazhdon të bjerë” që nga ditët e tij të hershme të pronësimsë mbi kompaninë, kur platforma pa një rritje të gjuhës së urrejtjes, e krijuar për ta testuar tolerancën e Musk.

Hulumtimi nga CCDH dhe ADL ka si qëllim ta tregojë një fenomen tjetër, megjithatë, duke vënë në pah shpeshtësinë dhe rastet e gjuhës së urrejtjes në platformë në përgjithësi.

Musk ka deklaruar se Twitter do t’i ndajë të dhënat e tij mbi përshtypjet e gjuhës së urrejtjes çdo javë.

Musk e ka përsëritur se dëshiron të tërheqë shumë nga politikat e moderimit të përmbajtjes që ishin në fuqi përpara se ta merrte kompaninë dhe ka sinjalizuar se dëshiron që fjalimi të ndalohet vetëm kur ajo nxit dhunën ose shkel ligjin.

Miliarderi i ka hequr tashmë rregullat e mëparshme të dezinformimit të Covid të Twitter-it dhe ka thënë se planifikon të japë “amnisti të përgjithshme” për njerëzit që ishin ndaluar më parë për shkelje të rregullave të Twitter.

“Këto ndryshime tashmë po ndikojnë në përhapjen e urrejtjes në Twitter, dhe kthimi i ekstremistëve të të gjitha llojeve në platformë ka potencialin ta mbingarkojë përhapjen e përmbajtjes dhe dezinformatave ekstremiste”, thotë raporti i Lidhjës Anti-Shpifje. “Kjo gjithashtu mund të çojë në rritjen e ngacmimit të përdoruesve.”/CNN