Specifika më e re 3D e Google Earth që iu rikthen prapa në kohë

Google Earth po merr një specifikë të re 3D të rikthimit në kohë duke ju dhënë mundësinë të vëzhgoni se si Toka ka pësuar ndryshime nga viti 1984 në vitin 2020 si dhe duke ju lejuar ti shihni efektet shkatërruese të ndryshimit të klimës të cilat e kanë formuar tashmë gjeografinë e planetit tonë, shkruan faqja amerikane mbi teknologjinë, The Verge.

Kjo specifikë e re nga Google Earth (të cilin Google e quan “Timelapse”, do të jetë i disponueshëm në Google Earth duke filluar nga kjo javë. Për të pasur qasje në të, duhet ta hapni Google Earth dhe pastaj klikoni mbi skedën Voyager (e cila ka një ikonë që duket si rrotë e një anijeje). Kërkimet tuaja mund të jenë për ndonjë vend me interes ose të shikoni një nga pesë “turnetë e udhëzuara” të Google në lidhje me ndryshimin e pyjeve, rritjen urbane, temperaturat e ngrohjes, minierat dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë si dhe “bukurinë e brishtë të Tokës”.

Për të pasur një ide se çfarë mund të shihni përmes kësaj specifike të re, mund ta shikoni këtë pamje që ju rikthen në kohë nga Google Earth:

Imazhet e shpërndara nga Google Earth tregojnë një pjesë të peizazhit të Grenlandës nga 1987, dhe si dukej në vitin 2020. (Google Earth)

Për t`i krijuar imazhet 3D të rikthimit në kohë për Google Earth, kompania thotë se ka përdorur më shumë se 24 milion imazhe satelitore të marra nga viti 1984 në vitin2020 për të krijuar një mozaik videosh me madhësi 4.4 terapiksel. (një terapiksel është ekuivalent me 1 milion megapiksel.) Kompania ka punuar me NASA, Shërbimin Gjeologjik të SHBA (USGS), Komisionin Evropian dhe Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA) për të mbledhur të dhënat e përdorura në këtë specifikë të re.

Kjo nuk është specifika e parë i ekipit Google Earth me rikthimin në kohë. Në maj të vitit 2013, Google lansoi një specifikë të rikthimit në kohë duke shfaqur imazhe 2D të Tokës nga viti 1984 në vitin 2012 dhe pastaj bëri një azhurnim të madh në nëntor të vitit 2016. Kjo specifikë që do të bëhet publike këtë javë, megjithatë, ofron një rikthim në kohë 3D të gjeologjisë së Tokës ndryshimet, duke ju lejuar të shikoni ndryshimet në Tokë në më shumë detaje.

Google gjithashtu ka lansuar 800 video të rikthimit në kohë në zona të ndryshme rreth planetit si shkarkime falas. Kompania synon që ato të përdoren nga mësuesit, organizatat jofitimprurëse, politikëbërësit dhe të tjerët për të treguar se si gjeografia e Tokës ka ndryshuar me kalimin e kohës.

 

Përkthyer nga: Nuhi Shala