Sony prezanton telefonin më të ri të modelit Xperia

Kompania Sony ka njoftuar përmes faqes së saj zyrtare se së shpejti do të prezantojë modelin më të ri të telefonit Xperia. 

Kompania në fjalë nuk e ka cekur me emër se cilin lloj të modelit do ta prezantojë, porse ka zëra rreth specifikimeve lidhur modelin Xperia 1 III, shkruan The Verge.

Sipas këtyre zërave, telefoni do të ketë specifikime të atilla që do të jenë rivale për pajisjet kryesore të kompanive tjera.

Raportohet se do të ketë një ekran OLED 6,5 inç 4K me një raport gjerësi-lartësi 21: 9 dhe një shpejtësi rifreskimi 120Hz, si dhe një lente periskopi të bërë nga sektori Sony CiberShot.

Telefoni thuhet se mundësohet nga Qualcomm Snapdragon 888, procesori më i fundit premium i markës për smartphone, dhe mund të ketë deri në 16 GB RAM dhe 512 GB hapësirë ​​ruajtëse. Karakteristika të tjera të mundshme përfshijnë një bateri 5,000 mAh, hapësirë ​​për kartën SD dhe një fole kufjesh 3,5 mm. 

Kz model do të kushtojë rreth 1,370 dollarë kur konvertohet nga juani kinez, gjë që nuk është për t’u habitur, pasi Xperia 1 II kushtoi 1,200 dollarë në lansimin e saj.

 

Përkthyer nga: Nuhi Shala