Snapchat iu bashkua një tendence të re në rrjetet sociale

Edhe pse ndonjëherë duket se asgjë e re nuk mund të shpiket në rrjetet sociale dhe se është e vështirë për këdo që ta “kërcënojë” dominimin e Facebookut dhe Instagramit, u shfaq TikTok, i cili “i çmendi” përdoruesit e rinj dhe ndikimi i të cilit është aq i fortë sa që edhe Instagrami u përpoq ta kopjonte.

Ajo përpjekje nuk shkoi mirë.

Një trend i ri që u shfaq me aplikacionin BeReal, i cili synon të kopjojë sërish Instagramin, është publikimi i përmbajtjeve të regjistruara me dy kamera. Por përveç Instagramit, një opsion i ngjashëm po vjen edhe në një tjetër rrjet social të njohur – Snapchat.

Megjithatë, sipas asaj që mund të lexojmë në internet, duket se do të ketë dallime të dukshme në mënyrën e përdorimit mes BeReal dhe opsionit të përgatitur nga Snapchat. Domethënë, BeReal përdoret vetëm kur përdoruesit marrin një mesazh se është koha për ta publikuar një foto të realizuar me të dy kamerat, për të cilën kanë dy minuta. Snapchat, duket se nuk do të përdorë kufizime të tilla, përkundrazi përdoruesit do të mund të përdorin opsionin Dual Camera sido që të duan dhe kur të duan.

Duhet theksuar se ky opsion tashmë është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e telefonave Apple, të cilët pas përditësimit të aplikacionit do të mund të regjistrojnë video ose foto nga të dyja kamerat në të njëjtën kohë, ndërsa përdoruesit e telefonave të mencur të mundësuar nga Android do të duhet të presin edhe disa muaj për këtë opsion.

Përndryshe, Snap e përmendi për herë të parë këtë opsion në muajin prill. Në atë kohë, ata përmendën se do të ishte në dispozicion brenda të ashtuquajturit “modaliteti i regjisorit” i cili është i destinuar për krijuesit të regjistrojnë video, por në vend të atij modaliteti, tani do të mund të përdoret si opsion i kamerës së dyfishtë./Engadget