Smartphone i ri nga Nokia: Modeli X20

Përfaqësuesi i fundit i linjës së telefonave Nokia të HMD është një lloj hapi përpara krahasuar me ofertat e prezantuara më herët. Kemi të bëjmë me një smartphone pak më të guximshëm, më të shtrenjtë dhe më kompleks që përpiqet ti ndjekë trendet globale teknologjike dhe të dizajnit, duke i përsëritur disa lëvizje të njohura dhe jopopullore të prodhuesve kryesor.

Në bazë të përshtypjes fillestare, ky model telefoni duket të jetë i mrekullueshëm. Në përgjithësi, përdoruesit e Nokia-s kanë një simpati për qoshet paksa të rrumbullakosura dhe gradientët e shkëlqyeshëm të cilët po ashtu kanë ca komplimente edhe ndaj sistemit Android-in dhe një sërë veçorish të thjeshta të pajisjeve të këtij sistemi, shkruan tportal.hr.

Burimi: tportal.hr 

Në pjesën e pasme të kombinimit 6.67-inç të plastikës dhe qelqit është një modul i katërfishtë i kamerës së rrumbullakosur që rrethon një sipërfaqe mat bruz. Mungesa e një sensori të gjurmës së gishtit në pjesën e pasme kompensohet nga pamja e tij në anën e djathtë të smartphone-it, ndërsa në të majtë ka një buton për Google Assistant, i cili nuk përdoret nga pothuajse askush për qëllimin origjinal.

Ndjesia e përdorimit, multimedia dhe ekrani

Pjesa e përparme e këtij telefoni inteligjent dominohet nga një ekran i bukur IPS me një diagonale prej 6.67 inç dhe komplimenton formën e zgjatur të telefonit inteligjent dhe përshtatet në duart e të gjitha madhësive – nga e vogla deri tek e madhja. Ekrani, megjithëse nuk është OLED, ka kënde të shkëlqyera shikimi dhe megjithëse nuk mbështet frekuenca më të larta se 60 Hz, e bën shikimin e fotove dhe faqeve të internetit shumë të kënaqshëm.

Burimi: tportal.hr 

Sa i përket shpejtësisë së smartphone-it, kohëzgjatja e Nokia X20 mund të jetë rreth një ditë e gjysmë. Kjo pajisje vihet në funksion nga SnapDragon 480 5G ekonomik, i cili suporton rrjetet e gjeneratës së ardhshme. Çiftëzohet me 6 ose 8 GB RAM, garanton luajtjen e videolojërave  në detaje të mesme dhe, për fat të keq, zvogëlon potencialin e një ekrani IPS LCD shumë të mirë.

Së fundmi, ka paketim që i jep klientit një maskë të bërë nga materiali i ricikluar në vend të një karikuesi – një trend kopjimi i udhëhequr kohët e fundit nga Samsung dhe Apple, që do të thotë që ju (nëse nuk e keni një të tillë) do të duhet të investoni në një mur karikues.

Kamerat

Moduli i pasmë i Nokia X20 përbëhet nga katër lente: një lente me kënd të gjerë 64 MP, një lente me kënd shumë të gjerë 5 MP, një lente makro 2 MP dhe një lente me thellësi 2 MP. Fotografitë bëhen shumë më të mira duke përdorur lenten kryesore, e cila siguron shkrepje shumë të gjalla gjatë ditës.

Burimi: tportal.hr 

Karakteristikat shtesë, të tilla si aftësia për të shkrepur  fotografi në dhoma me dritë të ulët, si dhe fotografi panoramike, janë më të mira nëse shkrepen përmes cilësimeve themelore, duke dhënë disi përshtypjen se kemi të bëjmë me një pajisje që mund të bëjë gjithçka. Një rregull i ngjashëm vlen për selfiet – me ndihmën e një aparati me kënd të gjerë 32 MP, ata kryejnë funksionin e tyre duke ofruar një fotografi të mrekullueshme.

 

Përkthimi: Nuhi Shala