Si t'i bëni më të shpejta aplikacionet në telefonin tuaj?

Memoria e kufizuar e telefonit tuaj me sistem Android mundet shumë lehtë të mbushet, ndërkohë që aplikacionet shumë shpesh krijojnë skedarë të rinj për ti ruajtur disa informacione. Të dhënat  e përkohshme  e kanë një emër të zakonshëm “Cashe”. Mund të provoni ta fshini nëse telefoni i juaj punon ngadalë, apo edhe vetëm ndonjë aplikacion në veçanti.

Telefoni juaj përdor të dhëna të përkohshme në skedarë, të cilat shpejt “i mban mend” sa herë që e hapni aplikacionin. Për shembull, Spotify mund të ruajë listat tuaja të këngëve që përdoren shpesh në mënyrë që të mos keni nevojë t’i ringarkoni ato çdo herë ndërkohë që Chrome ruan fotografi të mëdha nga disa faqe në mënyrë që të mos keni nevojë t’i ringarkoni ato kur e vizitoni atë faqe.

Memoria Cache është e dobishme vetëm në programin “tuaj” – thënë thjesht, Spotify nuk përdor memorien e fshehtë të Instagram. Sapo aplikacioni të vendosë që të dhënat e ruajtura nuk janë më të dobishme, ai do t’i heqë ato së bashku me të dhënat e lidhura me memorjen e fshehtë.

Cashe nuk përdoret vetëm në sistemet Android – ekziston gjithashtu nëpër shfletues, softuer dhe sisteme operative. Në mungesë të Cashe, kompjuteri juaj do të rimbushë nga një foto nga interneti ose prej ndonjë aplikacioni në vazhdimësi sa herë që keni qasje në të.

Si të pastroni memorjen e fshehtë në Android?

Versionet moderne ju lejojnë të pastroni memorjen e fshehtë për aplikacione individuale. Memoria e fshehtë “e korruptuar” zakonisht do të thotë që aplikacioni nuk do të funksionojë si duhet. Nëse po ju mbaron hapësira në telefonin tuaj, pastrimi i memorjes së fshehtë në aplikacione mund t’ju japë disa megabajt shtesë hapësirë në telefonin tuaj.

Në këtë mënyrë mund të pastroni memorjen e fshehtë në Android 11 (por edhe në disa androidë të mëparshëm, sepse parimi është pak a shumë i njëjtë).

* E hapni skedarin Settings dhe zgjedhni Storage

* Other Apps  do t’iu dërgojnë tek lista e aplikacioneve të instaluara në telefonin tuaj. 

* E zgjedhni aplikacionin  në të cilën doni ta pastroni memorien Cashe. Për ta ditur se cila prej tyre zë hapësirën më të madhe, klikoni në tri pikat në këndin e sipërm të djathtë të ekranit dhe zgjidhni opsionin “Sort by size“.

*Në faqen e informacionit të aplikacionit, zgjidhni opsionin Clear Cache.

Nëse zgjidhni Clear Storage, do të fshini të gjitha të dhënat që përdor aplikacioni – do të merrni versionin që keni pasur kur keni instaluar për herë të parë aplikacionin.