Si të kaloni në dizajnin e ri të Facebook-ut?

Rrjeti social “Facebook”  ka lansuar një përditësim të dizajnit të faqes për të gjithë përdoruesit. Kalimi në këtë dizajn është opsional.

Më poshtë mund të lexoni informacione dhe një udhëzues të shpejtë se çfarë ka ndryshuar dhe si mund ta provoni dizajnin e ri.

Përditësimi i ka lëvizur gjërat më të rëndësishme në krye të faqes. Aty do të vëreni se përveç “Furnizuesit të lajmeve” apo “News Feed” në krye të faqes janë edhe disa skeda të tjera si Grupet (Groups), Lojërat (Gaming) dhe Videot (Watch). 

Opsionet e mbetura në anën e majtë kanë ikona me madhësi më të madhe dhe janë më të hapura, duke bërë kështu gjithçka më të lehtë për tu gjetur. “Stories” apo “Storjet” janë vendosur në krye të furnizuesit – “News Feed”-it. 

Gjithashtu në këtë përditësim është lansuar edhe “Dark mode”, i njohur si versioni i errët i ekranit. I gjithë ky përditësim i dizajnit i ngjan aplikacionit mobil të Facebook-ut, i ri-dizajnuar për kompjuter desktop. 

Nëse doni ta provoni këtë dizajn të ri ju mund të bëni këtë duke shkuar tek menyja “Drop Down” që gjendet lart në cepin e djathtë të ekranit dhe në fund të saj të klikoni “Kalo në dizajn të ri” (Switch to New Facebook).

Meqë dizajni i ri ka shume dallime me të vjetrin dhe për çfarëdo arsye mund të mos ju pëlqejë, ju mund ta ktheni dizajnin e vjetër në çdo kohë pasi që aktualisht dizajni i ri nuk është i detyrueshëm. 

Ende nuk dihet nëse Facebook-u do të bëjë këtë përditësim si dizajn standard për të gjithë përdoruesit, pasi tani për tani mund të lëvizni në mes dizajnit të vjetër dhe dizajnit të ri, si dhe kjo e bënë më të lehtë që të mësoheni me dizajnin e ri. 

Nëse tek profili i juaj ende nuk është lëshuar opsioni për të testuar dizajnin e ri, ai do të jetë i qasshëm edhe për ju në ditët në vijim, pasi që Facebook-u nuk i përditëson të gjithë profilet përnjëherë, por në mënyrë graduale.