Si ta përdorni WhatsApp nga desktopi ose laptopi juaj

Kur bëhet fjalë për mesazhet e miqve dhe familjes, WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura në mbarë botën, me mbi dy miliardë përdorues. Ai ofron një sërë veçorish të dobishme, duke përfshirë aftësinë për të dërguar mesazhe nga një kompjuter, e cila është veçanërisht e përshtatshme kur jeni duke punuar dhe nuk dëshironi të kaloni nga kompjuteri juaj në telefonin tuaj. Falë këtij modaliteti me shumë pajisje, mund të lidhni deri në katër pajisje shoqëruese. Ky modalitet nuk kërkon që ta keni telefonin të ndezur, duke ju lejuar të vazhdoni të dërgoni mesazhe edhe nëse telefonit tuaj i mbaron bateria.

Ka dy mënyra për ta përdorur WhatsApp në desktopin, laptopin ose Chromebook-in tuaj të preferuar. E para është nëpërmjet një faqeje të thjeshtë në internet, dhe tjetra përfshin një program relativisht të lehtë që instaloni në kompjuterin tuaj. Ja si funksionojnë.

Përdorimi

Nëse nuk jeni i sigurt nëse duhet ta përdorni versionin e uebit ose aplikacionin, i pari funksionon përmes shfletuesit tuaj dhe nuk ka nevojë të instalohet. Është i përshtatshëm nëse jeni duke përdorur një kompjuter pune dhe administratori juaj nuk ju lejon të instaloni aplikacione, por është gjithashtu i përsosur nëse përdorni një Chromebook. Përndryshe, mund ta shkarkoni aplikacionin WhatsApp për Mac ose Windows. Nuk ka rëndësi se cilën të zgjidhni, pasi ato kryesisht funksionojnë në të njëjtën mënyrë.

Pas zgjedhjes së një prej këtyre opsioneve, procesi i konfigurimit mbetet i njëjtë, siç përshkruhet më poshtë:

  1. Herën e parë kur e hapni faqen e internetit ose aplikacionin në kompjuterin tuaj, skanoni kodin QR duke përdorur telefonin tuaj.
  2. Në celularin tuaj, hapni WhatsApp dhe më pas shkoni te menyja me tri pika (⋮) në këndin e sipërm djathtas dhe zgjidhni Linked devices.
  3. Prekni butonin Link a device dhe drejtoje telefonin te kodi QR në ekranin e desktopit ose laptopit.
  4. Pasi ta keni bërë këtë dhe pas një ngarkimi të caktuar, bisedat tuaja WhatsApp shfaqen në kompjuterin tuaj.
  5. Ju mund ta përsërisni procesin në katër pajisje të tjera, duke ju lejuar të dërgoni mesazhe nga të gjitha njëkohësisht.

Si ta shkëputni pajisjen

Nëse ju duhet të shkëputni një pajisje nga llogaria juaj WhatsApp, anuloni qasjen nga telefoni juaj, gjë që është e dobishme nëse kompjuteri juaj vidhet ose harroni ta kyçni. 

  1. Hapni WhatsApp në telefonin tuaj.
  2. Prekni menunë me tre pika (⋮) në këndin e sipërm djathtas dhe zgjidhni Linked devices.
  3. Prekni pajisjen që dëshironi ta shkëputni.
  4. Konfirmoni zgjedhjen tuaj duke shtypur Log Out /AndroidPolice

Përgatiti: Nuhi Shala