Si ta ndryshoni fjalëkalimin në iPhone-n tuaj

Mbajeni iPhone-n tuaj të sigurt duke ndryshuar herë pas here kodkalimin (fjalëkalimin).

Fjalëkalimi juaj i iPhone ndoshta nuk është diçka që e ndryshoni rregullisht. Është një nga veçoritë e sigurisë të ofruara nga “Apple” për t’i mbrojtur të dhënat tuaja. Por, sikurse fjalëkalimet e llogarisë suaj në internet, nuk duhet ta mbani një fjalëkalim të vetëm për një kohë të gjatë.

Nëse dëshironi ta ndryshoni fjalëkalimin tuaj të iPhone, këtu është një udhëzues hap pas hapi se si duhet të veproni për ta bërë atë, shkruan faqja amerikane për teknologji makeuseof.com.

Përdorni aplikacionin e cilësimeve për të ndryshuar fjalëkalimin tuaj të iPhone.

Ka arsye të ndryshme pse ju mund të dëshironi të ndryshoni fjalëkalimin tuaj të iPhone: ndoshta ju e keni përdorur atë që kur keni blerë iPhone tuaj; ndoshta ju dëshironi ta përdorni fjalëkalimin alfanumerik më të fortë dhe më të sigurt të iPhone, ose ndoshta është vetëm pjesë e ciklit tuaj të ndryshimit të fjalëkalimit tremujor ose gjashtëmujor.

Pavarësisht nga arsyeja, ja se si mund të ndryshoni fjalëkalimin e iPhone tuaj:

  1. Hapni Settings Cilësimet, dhe klikoni tek Face ID & Passcode apo Touch ID & Passcode.
  2. Futni fjalëkalimin tuaj aktual të iPhone.
  3. Shkoni teposhtë dhe klikoni lehtë mbi Change Passcode.
  4. Futni përsëri kodin tuaj aktual.
  5. Në faqen tjetër, klikoni lehtë mbi Passcode Options. Ne rekomandojmë përdorimin e kodit alfanumerik pasi është më i sigurt; për ta bërë këtë, zgjidhni Alphanumeric Code të personalizuar.
  6. Futni fjalëkalimin tuaj të ri dhe klikoni lehtë mbi Next në të djathtën e sipërme
  7. Futni përsëri fjalëkalimin tuaj të ri për të verifikuar.
  8. Klikoni Done për të ruajtur fjalëkalimin tuaj të ri.

Dhe me kaq mbaron. IPhone tuaj do t’i duhet një moment për të ruajtur fjalëkalimin e ri. Do ta dini që procesi është kryer kur të ktheheni në Face ID & Passcode or Touch ID & Passcode settings.

Vendosni një kodkalim të fortë dhe të sigurt të iPhone.

Si parazgjedhje, Apple ju bën të krijoni një fjalëkalim gjashtë shifror për ta siguruar iPhone tuaj gjatë konfigurimit. Ju gjithashtu mund të përdorni Face ID ose Touch ID, në varësi të asaj që mbështet modeli juaj iPhone, për t’u identifikuar me lehtësi në pajisjen tuaj.

Përktheu: Nuhi Shala