Si fshehet biseda në Viber: Truqet të cilat mund ta lehtësojnë jetën tuaj

Në rast se do të donit ta fshehnit ndonjë bisedë të bërë përmes Viberit, thjesht duhet t’i ndiqni këto udhëzime.

Si ta fshehni bisedën?

E hapni bisedën të cilën dëshironi ta fshehni nga ekrani, e pastaj opsionin e informatave mbi bisedën. Zgjedh Fsheh këtë bisedë. Kur ta këni bërë këtë gjë, e vendosni PIN-in tuaj (nëse jeni përdorues të Iphon, mund ta përdorni Touch ID). Tani biseda juaj është e fshehur.  

Si ta hapni bisedën e fshehur? 

E hapni Viberin, pastaj në fushën për kërkim e vendosni PIN-in tuaj. E shikoni listën e bisedave të fshehura dhe pastaj e zgjidhni bisedën të cilën dëshironi ta hapni. 

Si ta zbuloni bisedën e fshehur?

E hapni bisedën. E hapni ekranin me informacionet lidhur me bisedën. Zgjihni “Hape këtë bisedë”. E vendosni PIN-in apo e skenoni Touch ID tuaj. Biseda do të shfaqet përsëri në aplikacion në mënyrën e zakonshme.

Njoftimet lidhur me bisedën e fshehur

Kur ta merrni porosinë mbi bisedën e fshehur, do ta pranoni vetëm njoftimin se ”e keni një porosi të re” por jo edhe çfarë shkruan në të, sikurse tek të tjerat. Për ta lexuar, e hapni viberin dhe në fushën për kërkim e vendosni PIN-in tuaj.

Ndryshojeni PIN-in

E hapni aplikacionin, “Më shumë”. Zgjidhni Cilësimet -> Cilësimet -> Bisedat e fshehura -> Ndryshoni PIN-in. Futni PIN-in aktual dhe ndryshojeni atë në fushën e dhënë.

Zhbëjeni PIN-in

Zgjidhni opsionin “Më shumë -> Cilësimet -> -> Privatësia -> Bisedat e fshehura -> Rivendosni PIN-in.

Vini re se nëse rivendosni PIN-in tuaj, të gjitha bisedat tuaja të fshehura aktuale do të fshihen.

Bisedat e fshehura në kompjuterin ose tabletin tuaj

Bisedat e fshehura nuk janë të disponueshme në verzionin e Viber për PC ose tablet. Ju nuk mund ta fshehni një bisedë me këto pajisje dhe, nëse e keni fshehur në telefon, nuk do të jetë në dispozicion për ju përmes kompjuterit ose tabletës suaj.