Si do të duket seria e parë në botë e veturës elektrike fluturuese garuese?

Veturat e para elektrike në botë të në aspekt të garimit sapo kanë përfunduar testet e nevojshme për t’u ngritur në ajër më vonë këtë vit në një seri garash ndërkombëtare.

Premiera globale e këtyre multikopterëve të kontrolluar nga distanca ishte menduar të ndodhte në vitin 2020, por ashtu sikurse shumë evenimente edhe ky u desh të shtyhej për shkak të pandemisë, shkruan Euronews.

Historia e Airspeeder filloi në verën e vitit 2019 kur sipërmarrësi Mattheë Pearson ndau ambicien e tij për të krijuar serinë e parë garuese në botë për vetura elektrike fluturuese, siç ka raportuar më parë Euronews Green.

Kompania e ngarkuar me zhvillimin, Alauda Aeronautics dhe kompania e saj motër Airspeeder sapo kanë njoftuar se Alauda Airspeeder Mk3, një multicopter katër metra i gjatë, ka kryer testet e para të fluturimit.

Këto fluturime të para u zhvilluan në vende të panjohura për testime në shkretëtirat e Australisë së Jugut nën vëzhgimin e Autoritetit të Sigurisë së Aviacionit Civil të Australisë (CASA).

Këto prova të suksesshme do t’u japin mundësinë organizatorëve të fillojnë serinë e garës ‘Airspeeder EXA’ më vonë këtë vit në tri vende ndërkombëtare që do të zbulohen së shpejti. Ata premtojnë të punojnë me pilotët elitë, te përzgjedhur  fusha e aviacionit dhe motorsportit.

Përkthimi: Nuhi Shala