Si arriti ZOOM të bëhet aplikacioni më popullor gjatë pandemisë?

Gjatë pandemisë së koronavirusit COVID-19, popullariteti i aplikacionit për video-konferenca ZOOM, është rritur ndjeshëm, prej 10 milionë përdoruesëve sa kishte në dhjetor të vitit 2019 në 300 milionë në vitin 2020. 

Vetëm nga janari deri në prill, në këtë platformë janë bërë me miliarda minuta video-thirrje. 

Duke iu falendëruar Zoom-it, puna ka mundur të vazhdojë edhe gjatë pandemisë  dhe masave bllokuese, mirëpo aplikacioni po ashtu ka qenë si ndërmjetësues i takimeve të qeverive, kurseve të gastronomisë, punishteve artistike, trajnimeve si dhe festave të ndryshme. 

Në një konkurrencë me Apple, Google, Microsoft dhe Facebook, aplikacioni Zoom i ka arritur majat e suksesit, dhe arsyeja është qasshmëria e saj, e të cilën gjë do të duhej ta bënin të gjitha produktet teknologjike.

Zoom është pa pagesë për dallim prej aplikacioneve të Apple, FaceTime, të cilën mund ta përdorin vetëm pronarët e produkteve të shtrenjta të Apple. Po ashtu Zoom nuk kërkon që përdoruesi të ketë një llogari të regjistruar ashtu siç kërkohet me aplikacionin e Google, Google Meet. 

Facebook nuk përdoret për punë, ndërkohë që aplikacioni WhatsApp, i cili është nën pronësinë e Facebookut, nuk është është krijuar për përdorim në kompjuterë. Për dallim prej Skype, aplikacionit të Microsoft, aplikacioni Zoom është më i lehtë për t`u përdorur, në veçanti për ata të cilet nuk dinë ta përdorin mirë kompjuterin. 

Të gjithë këta faktorë e kanë bërë Zoom-in shumë popullor, megjithëse rruga e tij deri në majë të suksesit nuk ka kaluar pa probleme. 

Duke e bërë Zoom-in të lehtë për t’u përdorur, njëkohësiosht ky aplikacion është bërë një shpatë me dy tehe – sulmuesit-hakerët mund të gjejnë lehtësisht takime online në Zoom dhe të dëgjojnë, dhe madje edhe t`i shqetësojnë pjesëmarrësit.

Kjo është arsyeja pse Agjencia Britanike për Luftë kundër Krimit dhe Byroja Federale Amerikane e Hetimeve dhanë paralajmërime dhe këshilla për video-thirrje të sigurta, dhe Zoom prezantoi masa shtesë mbrojtëse ndaj individëve me qëllime të këqija.

Puna nga shtëpia gjatë pandemisë i ka shtyrë shumë kompani që të përdorin aplikacione të tilla sikurse Zoom për t`u marrë vesh me punëtorët e tyre. Ky trend, me shumë gjasë, do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2021. 

Popullariteti i këtij programi video thirrjesh mund të dobësohet kur kalon pandemia, sepse vlera e veprimeve të saj ka rënë në momentin kur është zbuluar vaksina kundër koronavirusit.

Zoom mund të përballet me një konkurrencë serioze para se gjithash nga aplikacionet e Microsoft e quajtur Teams, e cila i dedikohet shokëve dhe familjes, e po ashtu edhe për punë. 

Zoom është duke u rritur vazhdimisht. Prej 44 milionë përdoruesëve që kishte në muajin mars të vitit 2020, u rrit në 115 milionë në muajin tetor. Ndërkohë sot Zoom numëron më shumë se 200 milionë përdorues në mbarë botën.