Shërbimet Meet dhe Duo në një aplikacion të vetëm

Në vend të dy zgjidhjeve të veçanta, Google do të mundësojë një aplikacion unik nga fundi i vitit që duhet të sjellë më të mirën për  shërbimet Meet dhe Duo.

Google ka njoftuar ndryshime të reja në aplikacionet e tij të komunikimit Duo dhe Meet. Për ta thjeshtuar komunikimin dhe për t’u ofruar përdoruesve një zgjidhje unike për komunikim biznesi dhe privat, ata së shpejti do ta lidhin Duo dhe Meet në një platformë të vetme të quajtur – Google Meet.

Ky është një nga tregjet ku Google nuk renditet mirë dhe kur mendoni për aplikacionet e komunikimit, atëherë Duo dhe Meet rrallë do t’ju vijnë në mendje. Sipas Javier Soltero, njeriu i parë i Google ëorkspace, kjo mund të ndryshojë kur këto dy shërbime të bëhen një shërbim i vetëm në të cilin do ta inkorporojnë më të mirën nga të dyja aplikacionet.

Ndërskohë që Meet është dëshmuar veçanërisht i dobishëm gjatë pandemisë dhe punës nga shtëpia, Duo është një aplikacion klasik i komunikimit për video-komunikim midis dy njerëzve dhe përdoret më shumë si, për shembull, FaceTime.

Baza për platformën e unifikuar do të jetë aplikacioni celular Duo, i cili pas azhurnimit, përveç se do të bëhet Google Meet, do të marrë opsione edhe nga aplikacioni aktual Meet, të cilin mund ta presim deri në fund të vitit. Meet aktual do të ndryshojë emrin e tij në Meet Original dhe Google përfundimisht do ta mbyllë atë.

Dave Citron, drejtor i zhvillimit të produkteve në Google, tha për The Verge pse vendosën për taktika të tilla. Ai tha se aplikacioni celular Duo është mjaft i sofistikuar, i cili është më i theksuar në tregjet në zhvillim ku lidhja e rrjetit është e rrallë ose e paqëndrueshme. Nga ana tjetër, Meet është një platformë shumë më e zhvilluar në internet, kështu që është baza për një sistem të ri të kombinuar.

Ky vendim nga Google, sipas mediave teknologjike, mund të dalë shumë ngatërrues por sipas Citron, është mënyra më e mirë që kompania të shënojë progres në këtë treg, sigurisht./The Verge