SHBA, nga viti 2035 klientët do të mund të blejnë vetëm automjete elektrike

Duke filluar nga viti 2035, nëse vendosni ta bleni një veturë në Kaliforni të SHBA, nuk do t’ju duhet të vendosni midis versionit me gaz, naftë apo elektrik, sepse nuk do të keni më zgjedhje.

Duke e përmendur nevojën urgjente për t’i luftuar ndryshimet klimatike duke e reduktuar ndotjen e ajrit, Bordi i Burimeve Ajrore të Kalifornisë (CARB) votoi të enjten për të kërkuar që të gjitha veturat e reja dhe kamionët e lehtë të shitur duke filluar nga viti 2035 të jenë automjete me emetim zero.

Lauren Sanchez, këshilltare për klimën e guvernatorit Gavin Newsom, e quajti atë “një ditë të madhe jo vetëm për Kaliforninë, por për botën”.

Ky vendim shënon një kthesë historike në betejën e gjatë për dekada për ta reduktuar ndotjen e automjeteve, një ndryshim i rëndësishëm për konsumatorët, industrinë, ekonominë dhe mjedisin.

Kalifornia e ka udhëhequr kombin amerikan në rregullimin e emetimeve të automjeteve që kur CARB filloi ta luftojë smogun toksik të verdhë-kafe që përfshiu Los Anxhelosin në vitin 1966.

Popullsia e madhe e shtetit të kalifornisë nënkuptonte që prodhuesit e automjeteve nuk mund ta injoronin presionin e qeverisë.

Në të njëjtin vit, Kongresi i dha Kalifornisë lejen për t’i vendosur rregullat e veta kundër ligjit federal të cilësisë së ajrit.

Rregullat e emetimeve të Kalifornisë dhe efikasitetit të karburantit janë miratuar nga më shumë se një mori shtetesh tjera.

Vendimi i ri detyron prodhuesit e automjeteve të heqin dorë nga veturat me benzinë ​​dhe naftë, SUV-të, kombibusët dhe kamionët në favor të versioneve më të pastra të mundësuara nga bateritë ose qelizat e karburantit.

Nëse prodhuesit e automjeteve dështojnë, ata mund të gjobiten me 20,000 dollarë për veturën që nuk përputhet, tha CARB.

Nëse konsumatorët nuk pajtohen? 

Kjo mund të shkaktojë probleme të mëdha. Por zyrtarët shtetërorë mendojnë se do ta bëjnë një gjë të tillë dhe linja e trendit frymëzon një besim lidhur me vendimin në fjalë.

Automjetet elektrike po fitojnë me shpejtësi popullaritet në Kaliforni.

Në vitin 2012, më pak se 2 për qind e automjeteve të reja të shitura ishin elektrike.

Kjo u rrit në 7 për qind në vitin 2018, dhe tani 16 për qind e automjeteve të reja të shitura në Kaliforni janë automjete elektrike./Dnevnik.hr