Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA-ja e ka zhvilluar një mjet të Inteligjencës Artificiale, AI, për ta kundërshtuar dezinformimin rus

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka deklaruar se qeveria amerikane ka filluar t’i përdorë teknologjitë e Inteligjencës Artificiale për ta kontrolluar përmbajtjen e lajmeve ruse për dezinformim. Blinken e bëri këtë njoftim në ceremoninë vjetore të çmimeve të Freedom House 2023.

Blinken foli për një grumbullues të caktuar të përmbajtjes që funksionon me mbështetjen e inteligjencës artificiale.

Ne e kemi filluar filtrimin e përmbajtjes ruse në internet në të gjithë botën për ta promovuar shkrim-leximin dixhital dhe burimet e pavarura të medias dhe për ta parandaluar Rusinë nga përhapja e dezinformatave, ka thënë Blinken.

Sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit, për t’i identifikuar tekstet e rreme që supozohet se janë krijuar nga chatbot-et ruse, Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë edhe me përfaqësues të sferës shkencore dhe arsimore./ Easternherald.com