Së shpejti bota do të bëhet me taksi fluturues

Nëse do të pyesni dikë sot nëse ka qejf të shkojë diku me një taksi fluturues, apo me ndonjë lloj droni të madh, me siguri se përgjigjja do të ishte jo. Mirëpo, në një të ardhme jo aq të largët, taksi fluturues mund të jetë diçka e zakonshme.

Kompani të shumta e të ndryshme tashmë janë duke investuar në teknologji që do të jetë shumë e ngjashme me ndonjë taksi apo dron fluturues. 

Nga ana tjetër, hapja e aeroportit të parë nga i cili do të niseshin këto mjete transporti u bë e ditur në kohët e fundit në Britaninë e Madhe, dhe kompania United Airlines (UA) ka investuar pak më shumë se një miliard dollarë në këtë biznes, raporton faqja e internetit, Ars Technica.  

Ata kanë porositur 200 avionë nga kompania Archer, me mundësinë e blerjes shtesë, që mund të arrijë në rreth 500 milion dollarë. Sipas United Airlines, pasagjerët e parë duhet të nisen në pesë vitet e ardhshme dhe qëllimi i tyre është që këta aeroplanë të lidhin zonat urbane dhe aeroportet, dmth ta shmangin bllokimin e trafikut.

Fillimisht, duhet të ketë pilotë brenda në taksi, por më vonë kompjuterët mund të marrin përsipër menaxhimin e avionit. Avioni mund të përshkojë 95 kilometra, dhe shpejtësia maksimale e mundshme është 240 km/orë.

Përgatiti- Nuhi Shala