Foto:  Dieter Bohn / The Verge

Samsung vjen me çelësat digjital të makinave në telefonat e saj

Pas njoftimit të planeve për çelësat digjital të makinave në telefonat e saj gjatë prezantimit të Galaxy S21, Samsung më në fund ka filluar të shtojë mbështetje për këtë veçori. Samsung thotë se suportimi për çelësat digjitalë të makinave me brez ultra të gjerë (UWB) dhe NFC do të nisë së pari Korenë e Jugut dhe do të funksionojë vetëm me një makinë për të lansuar – Genesis GV60 tërësisht elektrike.

Në pajisjet që mbështesin UWB – Samsung Galaxy S21 Plus dhe Ultra, Note 20 Ultra dhe Galaxy Z Fold 2 dhe 3 – Samsung premton “qasje pasive”, që do të thotë se mund ta zhbllokoni dhe kyçni veturën tuaj pa e nxjerrë telefonin nga çanta ose xhepi. Me telefonin tuaj afër, do të mund ta ndizni gjithashtu veturën tuaj dhe të bëni rregullime në pasqyra, ulëse, etj.

Si do të shfaqen çelësat për Genesis GV60 në telefonat e Samsung. Foto: Samsung

Çelësat digjitalë ruhen në Samsung Pass – dhe mbrohen nga hardveri i quajtur “embedded Secure Element (eSE)” – dhe, sipas Samsung, mund të ndahen me këdo që përdor Android 11 me aplikacionin e tij të shkarkuar. Kjo nënkupton qasje në një lloj veture në një rajon tani, por Samsung ka partneritet me kompanitë e prodhuesve Audi, BMW dhe Ford.

Gjithashtu, meqenëse Samsung po mbështet NFC për çelësat, telefonat më të vjetër Galaxy me Android 11 duhet të jenë në gjendje të hyjnë në pjesën e argëtimit. Samsung tani përdor UWB dhe NFC për dy veçori kryesore në telefonat e tij: këta çelësa digjitalë të veturës dhe gjetjen e artikujve me Galaxy SmartTag që njoftoi në janar. Kjo e sjell atë paralelisht me Apple, i cili prezantoi çelësat digjitalë të makinave të mundësuar nga çipi U1 së bashku me iOS 14.

Përgatiti: Nuhi Shala