Samsung po përgatit një ndryshim të madh në telefonat e saj

Inteligjenca artificiale, IA, dhe chatbot-et si ChatGPT kanë sjellë tashmë ndryshime të shumta në tregje të ndryshme dhe potenciali shkatërrues i IA mund të ndihet edhe nga Google, dhe kjo në produktin e tij më të rëndësishëm. Për vite me radhë, dukej se motori i tyre i kërkimit ishte i paprekshëm dhe se nuk kishte asnjë alternativë reale në treg, dhe të gjithë motorët e kërkimit konkurrues tërhoqën një numër mjaft të papërfillshëm përdoruesish.

Por në fund të vitit të kaluar, u shfaqën indikacionet e para se ekipi i Google nuk është më aq i sigurt për vazhdimin e dominimit të tij. Gjegjësisht, ChatGPT u tregoi përdoruesve një mënyrë të ndryshme për të hyrë në informacion nga rrjeti dhe shumë e pëlqyen atë. Në vend që të kërkojnë informacionin që u nevojitet në lidhjet që u tregohen nga Google, IA gjeneruese jep përgjigje konkrete për pyetjet e bëra, pa pasur nevojë të hapen lidhje dhe artikuj të veçantë. Sigurisht, kjo mënyrë e mbledhjes së informacionit ka rreziqet e veta, sepse rezulton se përgjigjet nuk janë gjithmonë të vërteta dhe ndryshe nga Google, burimi i këtij informacioni shpesh nuk dihet.

Ndërkohë që Google është i shqetësuar, inteligjenca artificiale gjeneruese e ka lënë erën prapa motorit të kërkimit Bing të Microsoft. Pas implantimit të inteligjencës artificiale në Bing, popullariteti i saj u rrit ndjeshëm dhe sipas informacioneve të Bloomberg, duket se Samsung po mendon ta instalojë Bing si motorin kryesor të kërkimit në smartfonët e tyre.

Aktualisht, motori kryesor i kërkimit në telefonat e kompanisë koreano-jugore është sigurisht i Google dhe nëse ekipi nga Samsung vendos ta bëjë ndryshimin e lartpërmendur dhe t’i japë përparësi Bing-ut, mund të ketë një ndikim të madh në financat e Google. Media përmend një shifër prej tre miliardë dollarësh, sa do të humbiste çdo vit gjigandi amerikan i teknologjisë. Gjithashtu, Samsung është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ta sepse është lider në tregun e telefonave inteligjentë, i cili ka dorëzuar rreth 261 milionë pajisje celulare vitin e kaluar.

Kompania koreano-jugore ka marrëdhënie të mira me Microsoft dhe Google dhe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për motorin e kërkimit që do të jetë motori kryesor i kërkimit në telefonat e saj dhe, sipas Bloomberg, negociatat janë ende në vazhdim.

Punonjësit e Google, natyrisht, janë të vetëdijshëm për këtë prirje dhe rrezikun për produktin e tyre më fitimprurës, dhe e kanë zhvendosur fokusin e tyre nga disa projekte të tjera në IAI. Ata tashmë kanë prezantuar chatbotin e tyre Bard dhe po zhvillojnë gjithashtu opsione të IA që synojnë t’i zbatojnë në motorin e tyre të kërkimit në të ardhmen./Bloomberg

Përgatiti: Nuhi Shala