Sa kushton 'iPhone 11'?

Sa kushton një telefon i mençur ‘iPhone 11’ ?

Një të tillë mund ta blini për 699 dollarë.

Kështu ‘iPhone 11’ është telefoni i mençur i ri më i lirë i Apple, që nga ‘iPhone 8’, raporton CNN.

Dhe kjo thotë shumë për ndryshimet në zakonet e konsumatorit dhe sfidat me të cilat përballet Apple – dhe se si po u përgjigjet atyre.

Vitin e kaluar, ditët kur një iPhone i ri mund të blihej me një çmim nën 700 dollarë dukej sikur i takonin të kaluarës.

‘iPhone XR’ kushtoi 749 dollarë, duke e bërë atë telefonin e mençur më të shtrenjtë të iPhone që nga fillimet e saj.

Por këtë vit, me ‘iPhone 11’, Apple u rikthye në çmimin 699 dollarë kur e prezantoi ‘iPhone 8’ në vitin 2017.

Në gjashtë nga shtatë vitet e mëparshme, midis 2010 dhe 2016, Apple kishte ofruar iPhone-in e saj më të lirë për 649 dollarë (përveç vitit 2013, kur ishte 549 dollarë).