Rregulla të ashpra të BE-së për përmbajtjet në internet për Google, Twitter, Meta dhe Apple

Google, Meta, Twitter dhe Apple përballen me rregulla më të ashpra të BE-së për përmbajtjen në internet, bazuar në shifrat mujore të përdoruesve të raportuar nga kompanitë që e tejkalojnë pragun e BE-së për platformat e mëdha online.

Sipas Aktit të ri të Shërbimeve Dixhitale të BE-së, kompanitë me më shumë se 45 milionë përdorues konsiderohen platforma shumë të mëdha në internet dhe u nënshtrohen detyrimeve të tilla si menaxhimi i rrezikut dhe auditimi i jashtëm dhe i pavarur. Atyre u kërkohet gjithashtu të ndajnë të dhëna me autoritetet dhe studiuesit dhe ta miratojnë një kod sjelljeje.

Komisioni Evropian u ka dhënë afat platformave të internetit dhe motorëve të kërkimit deri më 17 shkurt për t’i publikuar të dhënat për përdoruesit aktivë mujorë.

Platformat shumë të mëdha të internetit kanë katër muaj kohë për ta zbatuar ligjin e ri ose rrezikojnë gjoba.

Zyrtarë nga Twitter kanë thënë se ka mesatarisht 100.9 milionë përdorues mujorë në BE, bazuar në një vlerësim të bërë nga të dhënat e 45 ditëve të fundit.

Kompania Alphabet ofroi një numër bazuar në llogaritë e përdoruesve dhe një tjetër bazuar në përdoruesit e dalë nga llogaria. Kjo kompani thotë se mesatarisht 278.6 milionë përdorues janë regjistruar në Google Maps, 27.6 milionë në Google Play, 332 milionë në Google Search, 74.9 milionë në Shopping dhe 401.7 milionë në YouTube.

Zyryarë nga Apple thonë se vetëm App Store është një platformë shumë e madhe, me më shumë se 45 milionë përdorues.

Zyrtarë nga EBay thonë se jane nën pragun për një kompani shumë të madhe.

Në fillim të kësaj jave, Meta njoftoi se kishte mesatarisht 255 milionë përdorues mujorë në Facebook në BE dhe rreth 250 milionë në Instagram në gjashtë muajt e fundit të 2022./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala