Rimbushje e plotë e telefonave të mençur në më pak se 15 minuta

Brenda një kohe të shkurtër, telefonat e mençur do të jenë në gjendje që të rimbushen brenda 15 minutash, shkruan gazeta britanike, Independent.

Rimbushja e shpejtë ‘Qualcomm Quick Charge’ do t’i lejojë telefonave të mençur që të rimbushen deri në masën prej 50% brenda vetëm pesë minutave e po ashtu do ta prezantojë karakteristika të reja të cilat do ta parandalojnë tejnxehjen e telefonave.

Sipas Qualcomm, “Zgjidhja më e shpejtë e mbushjes së telefonave në botë” do të jetë deri në katër herë më e shpejtë sesa teknologjia aktuale e rimbushjes dhe do të jetë gati për treg nga fundi i këtij viti. 

Do të jetë në harmoni me më shumë se 250 lloje smartfonësh, megjithatë nuk është një prej karakteristikave që suportohen nga Apple. Kjo nënkupton se vetëm sistemi Android, jo Apple, do të përfitojnë nga ky inovacion i ri teknologjik. 

Aktualisht, teknologjia e rimbushjes i mundëson telefonave Iphone që ta arrijnë 50% të rimbushjes në 30 minuta kohë.