
Renault prezanton Twingo-n e ri elektrik për vetëm 20 mijë euro
Renault ka njoftuar se së shpejti do ta lansojë Twingo-në e re elektrike me çmim deri në 20 mijë euro, pa subvencione, duke iu bashkuar një prodhuesi tjetër francez, Citroen, në garën për tregun e automjeteve elektrike.
Automjeti i vogël i qytetit do të shfaqet në treg në Evropë në vitin 2026. Renault e njoftoi këtë risi një muaj pasi Citroën shpalli automjetin e saj elektrik ë-C3 me një çmim prej 23,300 euro dhe premtoi një version për 19,990 euro në fillim të vitit 2025.
Renault e prezantoi gjithashtu prototipin e parë të Twingo-së së re. Me fenerët e rrumbullakët dhe pjesën e pasme të rrumbullakosur, ajo i ngjan linjave të modelit të lansuar në vitin 1993, i cili që atëherë ka shitur më shumë se 2.5 milionë njësi.
Twingo-ja e re elektrike duhet të përfundojë në më pak se tri vjet.
Nuk janë publikuar të dhëna për jetëgjatësinë e baterisë, por prodhuesi premton një konsum shumë të ulët prej 10 kWh/100 km, që është pothuajse gjysma e atij të shumicës së automjeteve elektrike.
Twingo elektrike duhet të lëshojë 75 për qind më pak emetime CO2 në ciklin e tij të jetës në krahasim me mesataren e automjeteve aktuale.
Twingo i ri do të prodhohet në Evropë, por jo në Francë, por në Novi Mesto të Sllovenisë, ku montohen modelet e sotme Twingo.
Ampere, dega e re e Renault, do të prezantojë shtatë modele deri në vitin 2031: Mégane elektrike, Scenic, R5 dhe R4, Twingo dhe dy modele shtesë./Dnevnik.hr
Përgatiti: Nuhi Shala