Raketa ‘Artemis Moon’ e NASA-s niset në drejtim të Hënës

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka lëshuar raketën e saj më të fuqishme ndonjëherë nga Kepi Canaveral në Florida.

Automjeti Artemis 100 metra i gjatë u ngjit drejt qiellit në një përzierje të mrekullueshme të dritës dhe zërit.

Objektivi i tij ishte ta hidhte një kapsulë astronauti në drejtim të Hënës.

Kjo anije kozmike, e njohur si Orion, është pa ekuipazh për këtë fluturim të veçantë, por nëse gjithçka funksionon siç duhet, njerëzit do të ngjiten në bord për misionet e ardhshme që shkojnë në sipërfaqen hënore.

Fluturimi i së mërkurës pasoi dy përpjekje të mëparshme të nisjes në gusht dhe shtator, të cilat u ndërprenë gjatë numërimit mbrapsht për shkak të problemeve teknike.

Por çështje të tilla u tejkaluan me këtë rast dhe Sistemit të Nisjes Hapësinore, siç quhet shpesh raketa, iu dha “drita jeshile” për të filluar ngjitjen e tij nga Qendra Hapësinore Kennedy në orën 01:47 sipas orës lokale .

Muaji dhjetor do të do të jetë përvetori i 50-të i  festimit të  Apollo 17 nga NASA, hera e fundit që njerëzit ecën në Hënë.

Agjencia hapësinore po e quan programin e saj të ri Artemis (motra binjake e Apollonit në mitologjinë greke).

Po planifikon një seri misionesh gjithnjë e më komplekse gjatë dekadës së ardhshme që duhet të rezultojnë në një prani më të qëndrueshme në satelitin e Tokës, me praninë e habitateve sipërfaqësore dhe përdorimin e roverëve, së bashku me një mini-stacion hapësinor në orbitë rreth Hënës.

NASA shpreson se do të jetë një frymëzim i ri për një epokë të re. Ajo ka premtuar se gratë dhe njerëzit me ngjyrë do të marrin pjesë në këto përpjekje, diçka që nuk ndodhi 50 vjet më parë.

Përgatiti: Nuhi Shala