Politikani shihet i zhveshur në platformën Zoom

Një politikan kanadez ka kërkuar falje pasi është parë i zhveshur gjatë një telefonate pune me kolegët e tij përmes platformës Zoom, shkruan BBC

“Ky ishte një gabim për të ardhur keq”, tha William Amos, përfaqësues i qarkut Quebec të Pontiac, në një deklaratë të bërë ditën e mërkurë.

“Videoja u ndez aksidentalisht ndërkohë që po i ndërroja rrobat e mia të punës pasi paraprakisht isha jashtë për një vrapim”, tha ai

Një pamje e incidentit e postuar në mediat sociale e shfaq Z. Amos, anëtarin liberal të parlamentit kanadez,  duke e mbajtur telefonine tij celular në drejtim të pjesëve të tij private teksa po qëndronte prapa një karrige pranë një tavoline midis flamujve të Quebec dhe Kanada. 

Lidhur me këtë incident, Amos kishte kërkuar falje përmes llogarisë së tij në Twitter. 

“Unë sinqerisht u kërkoj falje kolegëve të mi në Parlament për këtë shpërqendrim të paqëllimtë”, ka shkruar Amos.