Autor: ESA/MANUEL PEDOUSSAUT HANDOUT

Pesë gjëra që duhet të dini për teleskopin e fuqishëm James Webb i cili u lansua në hapësirë ditë më parë

Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s, i ndërtuar për t’i dhënë botës një pasqyrë të hapësirës siç ekzistonte kur u formuan galaktikat e para, u lansua të shtunën e kaluar nga raketa Ariane 5 nga bregu verilindor i Amerikës së Jugut, duke hapur një epokë të re në astronomi.

Siç shkruan portali kroat, tportal.hr, këto janë pesëgjërat që duhet ditur pë teleskopin Webb:

  1. Teleskopi James Webb (JWST), i quajtur sipas njeriut që udhëhoqi NASA-n gjatë viteve 1960, do t’i duhet një muaj për të arritur në destinacionin e tij në orbitën diellore rreth një milionë e gjysmë kilometra  nga Toka, rreth katër herë distancë nga Hëna.
  2. Teleskopi është njëqind herë më i ndjeshëm se teleskopi Hapësinor Hubble dhe pritet ta ndryshojë thellësisht kuptimin e universit dhe vendin e njeriut në të.
  3. Teleskopi do të jetë në gjendje të kapë objekte hapësinore që nuk kemi pasur mundësi t’i shohim deri më tani – yjet dhe galaktikat e para që u formuan në ditët e hershme të hapësirës, ​​kur ajo ishte vetëm rreth 100 milionë vjet e vjetër.
  4. Pasqyra kryesore e teleskopit, e cila përbëhet nga 18 segmente gjashtëkëndore beriliumi të veshura me ar, ka një zonë shumë më të madhe për mbledhjen e dritës.
  5. Përveç kërkimit të formimit të yjeve dhe galaktikave më të hershme, astronomët do të jenë në gjendje t’i studiojnë vrimat e zeza supermasive, që besohet se zënë qendrat e galaktikave të largëta.