Foto: True Images

Përdoruesit e WhatsApp-it të kenë kujdes nga hakerët

Përdoruesit e WhatsApp kanë marrë një paralajmërim për një sulm të ri hakerimi që mund t’u bllokojë llogaritë e tyre pasi ta kenë pranuar një telefonatë të gabuar. Përveç rrëmbimit të llogarive, sulmi i hakerëve gjithashtu i lejon kriminelët kibernetikë të futen në listën e kontakteve të viktimës dhe t’i lexojnë mesazhet e tyre në WhatsApp.

Sulmi i përmendur i hakerëve mund t’i raportohet një përdoruesi të pakujdesshëm të WhatsApp në vetëm pak minuta.

Kërcënimi kibernetik u zbulua nga Rahul Sasi, themeluesi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë për mbrojtjen e rrezikut dixhital CloudSEK, i cili i përshkroi detajet e sulmit të hakerëve në një postim në profilin e tij në LinkedIn.

Sulmi bëhet pasi hakerët e marrin numrin e telefonit të përdoruesit të WhatsApp. Pas marrjes së telefonatës nga sulmuesi, ata do të përpiqen ta bindin viktimën që të telefonojë një numër tjetër.

Nëse një përdorues i ëhatsApp ende telefonon numrin që i kanë thënë ta thërrasë brenda pak minutash, atëherë ai e humb qasjen në llogarinë e tij.

Kjo është mënyra se si hakohen llogaritë e WhatsApp. Së pari, e pranoni një telefonatë nga një haker i cili do t’ju bindë ta bëni një telefonatë në numrin e mëposhtëm ** 67 * <10 shifra = “” numër = “”> ose * 405 * <10 shifra = “” numër = “”> . Brenda pak minutash, WhatsApp juaj do të dalë nga llogaria dhe sulmuesit do të fitojnë kontroll të plotë mbi llogarinë tuaj./ Express