Për fundvit, Facebook dhe Instagram me opsione të reja për të kënaqë shumë përdorues

Dy rrjete sociale të njohura po prezantojnë komente të personalizuara të vitit që do të bëhen të disponueshme për të gjithë.

Meta po lanson një funksion të ri ‘Year in the Review’ që do të bëhet i disponueshëm në Facebook dhe Instagram. Përdoruesit në Facebook mund të ndajnë një kartë të personalizuar ‘Year Together’ që nxjerr në pah miqtë, ndjenjat, vendet dhe njerëzit që, të paktën sipas algoritmit, ishin më të rëndësishëm për ta në vitin 2021.

Përvoja e re që do të futet në burim përfshin aktivitetet në platformë gjatë vitit 2021 dhe i vendos të gjitha në një kartolinë të ndarë dhe është e disponueshme nga sot deri më 30 dhjetor, shkruan TechCrunch.

Përdoruesit e Instagramit mund të postojnë një rishikim si një përzierje e deri në dhjetë Stories që i kanë ndarë me ndjekësit. Për të aktivizuar këtë veçori, duhet të publikoni më shumë se tri histori ose ta keni aktive funksionin e arkivimit të storie-ve. Platforma do t’ju sugjerojë se cilat storie dëshironi ti publikoni, por gjithmonë mund t’i zgjidhni vetë.

Vitin e kaluar, Instagram u kujtoi përdoruesve mundësinë për të krijuar një rishikim të vitit të kaluar, ku do të postonin deri në nëntë imazhe në një kolazh, ndërsa këtë vit ofron një metodë për krijimin e përmbajtjes së përbashkët ‘për fundvit’.

Facebook dhe Instagam do të ofrojnë një opsion të ri në formën e një propozimi që përdoruesit mund ta modifikojnë gjithmonë. Meta thekson se të dyja veçoritë do të bëhen të disponueshme globalisht gjatë ditëve në vijim.