‘Past Post’, aplikacion për ta lënë amanetin për të dashurit tuaj edhe pas vdekjes

Një burrë meksikan e ka krijuar një aplikacion për t’i ruajtur mesazhet dhe deklaratat e amanetit të fundit që një përdorues do të donte t’ia linte anëtarëve të familjes dhe miqve në rast të vdekjes së tij të papritur.

Aplikacioni, i quajtur Past Post, “na jep mundësinë që punët të lihen në rregull para momentit më pak të pritshëm”, i tha AFP-së krijuesi i tij, krijuesi i këtij aplikacioni, Miguel Farrell.

Duke përdorur këtë aplikacion, babai i familjes i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, për shembull, mund t’a regjistrojë një mesazh urimi që fëmijët do të mund ta dëgjojnë vite më vonë, në promovimin e tij, nëse ai ndërkohe vdes, siç tregohet në videon e publikuar me rastin e prezantimit të saj.

Past Post e ruan videon në formën e një NFT – një certifikatë autenticiteti e bashkangjitur në një skedar IT që mund të jetë një foto, tekst ose pjesë muzikore – dhe nuk mund të kopjohet ose modifikohet.

NFT-të ruhen në blockchain, një teknologji e përdorur për ta suportuar tregtimin e kriptomonedhave, të tilla si bitcoin.

Me ndihmën e aplikacionit, udhëzimet mund të regjistrohen në kohën e duhur se çfarë duhet bërë në rast sëmundjeje ose për organizimin e një varrimi. Përdoruesi gjithashtu mund të lërë udhëzime në lidhje me llogarinë e tij bankare dhe profilin në rrjetet sociale.

Mirëpo krijuesi i aplikacionit thotë se ai nuk është testament dixhital dhe se nuk mund ta zëvendësojë një testament real që duhet të vërtetohet nga noteri me ligj.

Dokumenti i krijuar duke përdorur aplikacionin “nuk ka status ligjor, por ka një vlerë shumë të madhe simbolike”, thotë ai.

Në Meksikë, vend ky ku festohet kujtimi për të vdekurit, shumica dërrmuese e banorëve nuk lënë testament apo listë të pasurive, sipas faqes së internetit Past Post./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala