Ilustrim

Pas një mal kritikash, TikTok prezanton dy opsione të reja që ndërlidhen me prindërit

Pas kritikave se do t’u japë mundësine adoleshentëve të shikojnë video të papërshtatshme, Tik Tok tani u jep prindërve dy mënyra për ta kufizuar qasjen e fëmijëve të tyre në përmbajtje për të rritur.

Aplikacioni prezanton dy opsione të reja, njëra që e lejon ndalimin e disa frazave dhe hashtags-ave dhe tjetra që përshtat përmbajtjen me moshën e përdoruesit.

Veçoritë e reja janë krijuar për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi numrin e madh të videove, duke shmangur të gjitha videot e padëshiruara dhe të papërshtatshme që të vihen në dispozicion të adoleshentëve.

Ndryshe nga platformat si YouTube dhe Vimeo, videot në TikTok luhen automatikisht. Deri më tani, ishte e zakonshme që përdoruesit në moshën 13 vjeç të shikonin përmbajtjen për të rritur që krijohet nga një algoritëm.

TikTok dështon t’i mbrojë fëmijët dhe adoleshentët nga reklamat e fshehura dhe përmbajtjet potencialisht të dëmshme, shkroi Shoqata Evropiane e Konsumatorëve në shkurt në një ankesë drejtuar BE-së.

TikTok thotë se në javët në vijim, disa fjalë ose hashtagë do të mund të futen në ‘listën e zezë’, që do të thotë se videot me ato hashtag nuk do të mund të shihen më në shërbimet kryesore ‘For You i Following.’

Videot tani mund të shënohen si “nuk jam i interesuar”, por kjo do të thotë vetëm se videot e tjera të postuara nga i njëjti përdorues do të anashkalohen.

Duke prezantuar një limit në moshë, TikTok tani synon ta klasifikojë përmbajtjen në aspektin e përshtatshmërisë për përdoruesit më të rinj. Rrjeti social thotë se do t’i bllokojë postimet për përdoruesit nën 18 vjeç nëse përcakton se video përmban “tema komplekse” ose “skena imagjinare shumë intensive ose të frikshme për përdoruesit më të rinj”.

Rrjeti i njohur social ka bërë të ditur se sistemi i bllokimit do të funksionojë në muajt e ardhshëm. Përdoruesit e rinj duhet ta shënojnë vitin e tyre të lindjes dhe duhet të jenë të paktën 13 vjeç. Nëse prindërit e instalojnë aplikacionin në telefonin e tyre të mençur, ata mund ta aktivizojnë opsionin që fëmija i tyre të bashkohet me profilin e tyre./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala